Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit

Shko poshtė

Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit Empty Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit

Mesazh nga Nora Tue May 10, 2011 1:34 pm

Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit Eurovision_aurela

Aurela Gaēe do tė ngjitet sot nė skenėn e Dyseldorfit pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė dhe miliona shqiptaret kudo ne bote. Kėngėtarja shqiptare do tė jetė nė konkurrim me 18 kėngėtarė tė tjerė tė natės sė parė gjysmėfinale tė Eurovizionit. Ajo do tė ngjitet e treta nė konkurim. Kjo do tė jetė nata vendimtare, pėr tė kuptuar nėse Aurela Gaēe dhe Shqipėria do tė mund tė kualifikohen pėr tė konkurruar nė natėn finale tė 14 majit.

Gjithēka do tė bazohet nė votat e shteteve qė konkurojnė, qė prej disa vitesh, ky sistem ėshtė kritikuar pėr ngjyrimet politike qė merr. Ndėrkohė, provat kanė pėrfunduar. Aurela Gaēe prezantohet me kėngėn “Feel the pasion”, varianti anglisht i “Kėnga ime”, fituese e edicionit tė 49-tė Festivalit tė RTSH-sė. Kėnga me tekst tė Sokol Marsit dhe Shpėtim Saraēit, u mendua qė pėr skenėn e Eurovizionit tė pėrshtatej nė variantin anglisht, ashtu siē ka ndodhur me shumicėn e kėngėve qė kanė pėrfaqėsuar vendin tonė nė kėtė festival europian tė kėngės.

Gjatė provave, por edhe nė komentet e mediave ndėrkombėtare, kėngėtarja vlonjate ėshtė vlerėsuar pėr vokalin e saj, ndėrkohė qė paraqitja skenike ngjall kureshtje pėrpara natės gjysmėfinale. Nė provat e dyta nė skenėn e Dyseldorfit, Aurela Gaēe ka zbuluar edhe fustanin qė do tė mbajė tė veshur sot. Varianti i pėrafėrt i tij u pa qė nė videoklipin shoqėrues tė kėngės, por ai me tė cilin do tė ngjitet sot do tė ketė pak ndryshime.

Ėshtė njė fustan rozė, jo i gjatė deri nė fund tė kėmbėve, mbi tė cilin ėshtė punuar shqiponja. Stilistja Mirela Nurēe ndoshta sot do t’i ketė shtuar ndonjė element mė tepėr, por nė thelb mbetet po ai. Nurēe nuk ka zgjedhur t’i japė ngjyrat kuq e zi, ndėrkohė qė tė veshur me tė zeza, me ndonjė detaj nė ngjyrė tė kuqe, do tė jenė tre back-vokalistė, tė sugjeruar nga kėngėtarja tjetėr e njohur shqiptare, Eda Zari qė jeton aktualisht nė Dyseldorf.

Gjithashtu, nė skenė kėngėtarja do tė shoqėrohet me kitarė nga Bledar Sejko, kurse nė bateri do tė jetė Emiliano Dhimo. Efektet skenike do tė kenė tė bėjnė vetėm me ndriēimin, ku dallohen ngjyra e kuqe dhe e bardha, ku tė paktėn nga pamjet e provave duket sikur orientimi i tyre do tė japė imazhin e krahėve tė shqiponjės. “Kėnga sjell diēka nga Shqipėria. Ne tė gjithė marrim frymė nė kėtė botė tė madhe, por ne rritemi nė vende tė ndryshme dhe kemi ende dallimet tona tė vogla qė na bėjnė individualė”, - ka thėnė Aurela Gaēe pėr sajtin zyrtar tė Eurovizionit. Kjo ėshtė hera e parė qė kėngėtarja vlonjate shkel nė skenėn e Eurovizionit.

Rikthimi nė Festivalin e Kėngės nė RTSH, ku ajo ka kėnduar pėr disa vite dhe ka qenė edhe fituese e ēmimeve tė para, ia dha kėtė mundėsi. Duke qenė se Shqipėria vitin e shkuar nuk mori pikėt e mjaftueshme pėr t’u kualifikuar nė natėn gjysmėfinale, Aurelės do t’i duhet tė konkurrojė pėr kėtė fazė.

Si ēdo vit, votimi nuk mund tė bėhet nga brenda Shqipėrisė, por nga vendet e tjera, tė cilėt i vlerėsojnė konkurentėt nga 1 deri nė 12 pikėt maksimale. Mbetet tė shpresojmė qė performanca e Aurelės tė fitojė votat e publikut pėr tė kaluar nė natėn finale tė 14 majit. Eurovizioni kėtė vit organizohet nė Gjermani, vendi fitues i edicionit tė shkuar.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Aurela Gaēe sot nė gjysmėfinalen e Eurovizionit Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi