Maqedonia voton
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Maqedonia voton
Nga ora 7:00, qytetarët e Maqedonisë kanë filluar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar përbërjen e ardhshme të Kuvendit në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këtë vend. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha 2.976 vendvotime në mbarë vendin janë hapur në kohën e duhur.
Gjithsej 1.821.122 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 2.976 vendvotime, për 21 lista të partive, koalicioneve dhe lista qytetare që garojnë në këto zgjedhje.
Në garën zgjedhore konkurrojnë shtatë parti shqiptare: BDI, PDSH, RDK, DR, BDSH, PPD dhe BDK, ndërsa, në kampin politik maqedonas janë dy koalicionet e mëdha, ai i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i partive opozitare me LSDM, të cilat përfshijnë të gjitha partitë e tjera të pakicave.
Renditja e listave me kandidatë për deputetë që u përcaktua me short në Komisionin Shtetëror Zgjedhor është e njëjtë në të gjitha njësitë zgjedhore: DR në fletën e votimit mban numrin 1, numri 2 është PDBM, numri 3- USD, 4- BDSH, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është me numrin 5, VMRO-PP numri 6, BDI numër- 7, PDSH- 8, Dinjiteti- 9, koalicioni i udhëhequr nga LSDM- 10, UND- 11, PLD- 12, PSDM- 13, E djathta demokratike- 14, Partia Evropiane e Maqedonisë- 15, PPD- 16, RDK- 17 dhe Të bashkuar për Maqedoninë- 18.
Të shtunën kanë votuar të burgosurit, të zhvendosurit, të sëmurët dhe diaspora që për herë të parë ka shfrytëzuar të drejtën për të zgjedhur tre deputetët e saj në tre njësi të reja zgjedhore. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan (KSHA) në Çikago bojkoton zgjedhjet dhe ka tërhequr kandidatin e saj me akuzat për manipulime dhe eliminimin të trupit të tyre votues të regjistruar.
Procesi zgjedhor vëzhgohet nga 3.700 vëzhgues vendorë dhe 489 vëzhgues të huaj, kryesisht nga misioni OSBE/ODIHR, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat për sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|