Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan?

Shko poshtė

Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan? Empty Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan?

Mesazh nga Nora Sat Jun 25, 2011 1:35 pm

Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan? Klara_morgan

Njė sondazh tė cilin e ka realizuar revista lokale franceze “Myfreesport”, i publikuar edhe nė portalin football.fr, qė ka zbuluar lidhjen e futbollistit tė Kombėtares shqiptare, Lorik Cana, me njė kėngėtare tė njohur franceze, Klara Morgan. Kjo lidhje ka datuar nė kohėn kur futbollisti ynė ishte pjesė e ekipit francez. Nė njė shkrim me titull “Pse Cana del me Clara Morgane”, portali nė fjalė konfirmon zgjedhjen e Canės si futbollistin mė seksi tė kampionatit francez, duke lėnė pas lojtarin e Bordosė, Joan Gurkuf dhe atė tė Liles, Tulio De Melo. Mė tej, shkruhet se disa muaj mė parė qarkulluan informacione se kapiteni shqiptar i Marsejės dilte me Klara Morgan (bėhet fjalė pėr kohėn kur Cana ka qėndruar nė Francė. Zgjedhja e Canės si futbollisti mė tėrheqės nė Francė bėri qė kjo lidhje tė jetė mė se e kuptueshme, citon Panorama+. Nė fakt, nė njė shkrim tė datės 14 maj tė kėtij viti, sajti “sofoot.com”, flet pėr njė lidhje tė tillė. “Jeta e Lorik Canės ėshtė perfekte”, ky ėshtė titulli i shkrimit, ku thuhet se “kapiteni i Marsejės shkon deri nė kufijtė e njė jete tė ēmendur, pasi ka edhe njė lidhje me Klara Morgane, ish-aktoren e filmave porno”. Mė pas, Morgane ėshtė bėrė kėngėtare dhe prezantuese e njohur, pėrveēse gėzon famėn si njė nga femrat mė seksi nė gjithė Francėn. Lidhja mes tė dyve ende nuk ėshtė vėrtetuar, pasi mungon njė foto qė t’i ketė kapur sė bashku, megjithatė zėrat se ata tė dy dalin bashkė, tashmė janė pjesė e shtypit francez.
Po cila ėshtė femra seksi pėr tė cilėn shtypi francez shkruan se del me Lorik Canėn? Klare Morgane, emri i vėrtetė i sė cilės ėshtė Emanuele Aurelie Munos, ka lindur mė 25 janar 1981 nė Marsejė dhe pėr momentin ėshtė kėngėtare e prezantuese e njohur nė Francė. Nė moshėn 19- vjeēare, gjatė njė shfaqjeje erotike nė Paris, ajo zbuloi “talentin” pėr kinemanė porno. Klara doli nė njė seri filmash me pullė tė kuqe, por vetėm me njė partner, Greg Centauro, i cili ishte i dashuri i saj prej vitit 1997. Pas ndarjes me tė, Morgane xhiroi njė tjetėr film porno, kėtė herė me aktorin Ian Skot, nė filmin “La Cambrioleuse”. Nga shtatori i vitit 2001 deri nė gusht 2008, ajo u bė pjesė e televizionit me pagesė “Canal+”, teksa njėkohėsisht shkruante kėshilla pėr seksin nė disa revista franceze pėr adoleshentė dhe tė rritur. Klara Morgane ka krijuar edhe linjėn e saj tė tė brendshmeve me markėn “Clara M.”, e bazuar nė 7 mėkatet fillestare tė njeriut.

Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan? Clara4

Adelina Tahiri: Njerėzit janė tė cekėt, merren me moral pa fakte
Ndėrkohė qė shumė media shqiptare kanė filluar pėrsėri tė hapin debate nė lidhje me ndarjen e Lorik Canės dhe Adelina Tahirit, ata kanė shkruar se Cana ėshtė ndarė nga Adelina me rekomandim tė tė atit, pasi kjo e fundit nuk ka qenė e virgjėr. Adelina ka qėndruar disa ditė nė shtėpinė e Canės nė Kosovė dhe, mė pas, pasi ka kuptuar se ai ka njė tjetėr femėr ka kėrkuar qė tė ndahet, edhe pse kėrcėnimet e shumta qė kanė ardhur nė adresė tė saj, mund tė jenė shkak qė ajo ka hequr dorė nga Loriku. E kontaktuar nga “Panorama plus” nė lidhje me kėtė rast, kėngėtarja e njohur, me njė buzėqeshje shprehet: “Tash sa e lexova atė qė ėshtė shkruar (qesh). S’ka lidhje, gjė e shpifur. Domethėnė njerėzit janė aq tė cekėt, saqė merren edhe me moral. Ēka nuk ka! Plus edhe atė pa fakte, s’mund t’i kuptoj. Po mė rreth kėsaj teme nuk komentoj, se e tepruan me shpifje”, thekson Adelina. E ndėrkohė qė sipas asaj qė thuhet, Cana na kėrkon pėr partnere njė vajzė tė virgjėr, ēfarė mund ta lidhte me Klarėn, e cila ishte aktore e pornos?
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lorik Cana lidhje me aktoren porno Klara Morgan? Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi