Mark Marku premton këngë shqipe
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Mark Marku premton këngë shqipe
Talenti kosovar Mark Marku, i cili arriti në gjysmë finale në shoun “Kroacia kërkon yllin” (Hrvatska trazi zvezdu), gjatë një interviste në emisionin “Flladi veror” në KTV ka thënë se do të këndojë shqip.
Pavarësisht se ishte Kroacia ajo që ia dha famën, Marku nuk harron vendin e tij dhe ndjehet krenar që është shqiptar.
Këngëtari i cili mahniti Kroacinë ka thënë se ai do të krijojë edhe këngë shqipe. “Do të bëjë këngë shqipe”, ka qenë i shkurtë dhe i qartë Marku.
Pas aventurës së tij që pati në shoun e njohur kroat (Hrvatska trazi zvezdu) “Kroacia kërkon yllin”, Marku është kthyer në Kosovë për pak ditë. Javën e ardhshme, atë e pret një turne i gjatë në shumë qytete të mëdha të Kroacisë.
Marku ka thënë se të gjitha biletat janë shitur dhe se salla më e vogël ku do të këndojë është për 10 mijë veta.
Ai ka folur edhe për atë nëse ka një lidhje me konkurrenten tjetër të shout kroat, Marsela Oroshi, por nuk ka pohuar se ka pasur ndonjë lidhje më intime.
“Jam shoqëruar më shumë me Marselën, pasi... edhe shqiptare, dhe di ngapak shqip”, ka thënë Marku, i cili u rendit i treti në HTZ.
Nora- Co-Admin
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Registration date : 10/06/2008
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|