Bleona zhvishet për tregun e huaj
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Bleona zhvishet për tregun e huaj
Bleonës nuk i mungojnë në arkivën e saj (por edhe tonën!) fotot sensuale, madje edhe nga ato pa rroba fare.
Ndërkohë që e kemi parë herë pas here të parakalojë në tapetët e kuq të eventeve të ndryshme artistike botërore që zhvillohen në SHBA, ku edhe ajo jeton, të gjithë kanë pyetur veten: Po nga bëhet Bleona, me çfarë merret ajo për momentin?!
Kjo sepse nuk i kemi dëgjuar më hite të reja, sikurse ajo ka paralajmëruar në intervistat e saj. Natyrisht, që është “ngujuar” në studio këtë të gjithë e besojnë, kanë parë edhe foto që e dëshmojnë këtë gjë, por vetëm kaq! Por, ja ku vjen lajmi që Bleona Qerreti do të realizojë një këngë të re në anglisht, që do të shoqërohet nga një videoklip përkatës.
Sikurse është mësuar, kjo këngë do të mbajë titullin “Naked”, që në shqip do të thotë “Zhveshur” dhe mendohet se do të jetë e destinuar për tregun e huaj. Si thoni, a do të jetë edhe Bleona “zhveshur” sikurse teksti i këngës? Kjo mbetet për t’u parë, edhe pse kemi pak dyshime për këtë!
Po kështu, mbetet për t’u vërtetuar edhe producenti me të cilin ajo bashkëpunon, pasi këngëtarja nuk ka lënë rast pa përmendur se është duke punuar me një nga kompozitorët më të njohur në SHBA, Timberland.
Nora- Co-Admin
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Registration date : 10/06/2008
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|