Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe

Shko poshtë

Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe Empty Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe

Mesazh nga Nora Mon Jul 18, 2011 5:27 am

Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe Woman2

Reklamat e ndryshme me femra tërheqëse mund të jenë të njohura në mbarë botën, dhe një hulumtim i ri ka zbuluar se si tërhiqen meshkujt dhe femrat nga reklama të tilla.

Një studim ku meshkujt dhe femrat shikonin një reklamë me një femër tërheqëse ka shfaqur një zbulim interesant - me meshkujt që janë në fillim të interesuar për fytyrën tërheqëse të femrës se sa në fizikun e saj të tonifikuar.

Duke përdorur dy reklama me femra tërheqëse, hulumtuesit analizuan se ku sytë e femrave dhe meshkujve vendoseshin në "shikimin e parë".

Disa nga rezultatet nuk ishin aspak të habitshme - si meshkujt ashtu edhe femrat tërhiqeshin nga busti dhe këmbët e modeles përpara se të shihnin markën dhe informacionin e reklamës.

Dhe në një reklame të Reebok, ku një femër tërheqëse qëndron e veshur me një palë atlete, sytë e meshkujve drejtoheshin tek trupi i modeles dhe aspak tek këpucët e saj.

Analistët gjithashtu zbuluan se meshkujt kalojnë 40 për qind më shumë kohë se femrat duke parë fytyrën e modeles. Për meshkujt u zbulua se ata vinin re fytyrën e gruas përpara se t′i kushtonin rëndësi trupit të saj në të dy shembujt.

Në foton e realizuar nga një kompani për një fushatë, një grua seksi që pozon në një plazh, femrat në fillim shikonin bustin e saj dhe pastaj fytyrën.

Në një foto të tretë, ku shfaqej një makinë, analistët gjetën se meshkujt shikonin direkt në specifikimet e makinës, përpara se të shihnin vetë makinën dhe logon në këndin e poshtëm, ndërsa femrat në fillim tërhiqeshin nga makina, pastaj nga specifikimet dhe në fund logoja.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Meshkujt dhe femrat "shohin" ndryshe Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi