Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihmoni vetes

Shko poshtë

Ndihmoni vetes Empty Ndihmoni vetes

Mesazh nga Nora Mon Jul 18, 2011 5:28 am

Ndihmoni vetes F.0717214242904_m

Personat te të cilët ndryshimi i motit shkakton mundime të lehta, nuk është e thënë që menjëherë të përdorin ilaçe. Më mirë është të provohen metodat dhe mjetet natyrale.
Për fillim, si në çdo gjë, është i rëndësishëm ushqimi i balancuar me shumë pemë dhe perime, të cilat do të na japin vitamina dhe fijeza të mjaftueshme. Duhet pirë mjaft ujë,
në mënyrë që të shmangim dehidrimin. Natyrisht, është e domosdoshme të flihet mjaft, së paku 7 orë. Para gjumit nuk duhet ngrënë ushqim, nuk duhet pirë alkool, duhan as të merremi me detyra të rënda mendore ose trupore. Dhoma e gjumit duhet ajrosur dhe errësuar. Këto janë parakushtet kryesore për të fjetur më lehtë dhe më mirë.
Personat e ndjeshëm në mot, veçanërisht të sëmurët kronikë, do të duhej ndjekur prognozat biometereologjike që t'u përmbahen porosive të tyre.
Nëse jeni të ndjeshëm dhe me disponim jo të mirë, provoni të qetësoheni me anë të çajit të kamomilit ose të mendrës. Çaji nga murrizi i bardhë ose preparatet në bazë të murrizit, mund të ndihmojnë nëse keni probleme me tension të gjakut. Murrizi e rregullon shkëlqyeshëm tensionin - jo vetëm që e ul të lartin, por edhe e ngrit tensionin tepër të ulët.
Qarkullimin e gjakut provoni ta rregulloni me ujë të nxehtë ose masazhit me dorëz nën dush.
Kafja e fortë e shtesë të lëngut të limonit mund të zbusë kokëdhimbjen.
Rregullisht duhet marrë me aktivitete fizike.
Te mundimet serioze, duhet paraqitur te mjeku. Të sëmurët kronikë duhet përdorur terapinë e përshkruar dhe ndërrimi i saj mund të bëhet vetëm me konsultim të mjekut.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Ndihmoni vetes Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ndihmoni vetes Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi