Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meda thyen rekorde edhe këtë vit

Shko poshtë

Meda thyen rekorde edhe këtë vit Empty Meda thyen rekorde edhe këtë vit

Mesazh nga Nora Sun Jul 24, 2011 2:29 pm

Meda thyen rekorde edhe këtë vit 24-meda_2407111238_1

- Këngëtari i shumëkërkuar Mehedin Përgjegjaj Meda është duke korrur suksese të mëdha në koncerte e mbrëmje muzikore. Ai sapo është kthyer nga Ulqini ku ka pasur mbi 10 koncerte në të cilat thotë se është ndjerë mjaftë i kënaqur.

“Këtë sezon vere jam shumë i ngarkuar me koncerte e mbrëmje muzikore, sapo jam kthyer nga bregdeti i Ulqinit ku kam kaluar shumë mirë me adhuruesit e mi”, ka thënë ai për “Zëri”.

Albumi që lansoi gjatë këtij muaji Medës i solli shumë sukses. Ai vazhdon të kërkohet edhe në shumë vende jashtë Kosovës, në të cilat koncerte thotë se po interpreton këngët e reja të albumit. Me gjithë angazhimet muzikore Meda nuk lë anash as hobin e tij ndaj sportit. Ai vazhdon ta drejtojë klubin futbollistik “Hajvalia”.

Mijëra eurot që i fiton duke kënduar, mes tjerash ai po i investon edhe në sport. “Jam drejtor i klubit futbollistik ‘Hajvalia’ dhe bashkë me shokun tim Ragipin vazhdojmë ta mbajmë këtë ekip”, thotë ai. Krahas punës dhe angazhimeve të mëdha në profesion, Meda ka menduar të bëjë edhe pak pushim.

Me datën 21 gusht ai do të udhëtojë drejt bregdetit të Turqisë për t’i kaluar disa ditë pushimi. “Nga puna e madhe që kam, më nevojitet edhe pushimi. Kemi vendosur bashkë me bashkëshorten dhe djalin tim Aldianin t’i bëjmë disa ditë pushim në Turqi”, ka përfunduar ai.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Meda thyen rekorde edhe këtë vit Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Meda thyen rekorde edhe këtë vit Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi