Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puna zgjat jetėn

Shko poshtė

Puna zgjat jetėn Empty Puna zgjat jetėn

Mesazh nga Nora Mon Aug 01, 2011 3:07 pm

Puna zgjat jetėn 31-puna_3107111023_1


Mė pak punė dhe stres, tė ushqyer tė shėndetshėm dhe mė shumė ushtrime do t’ua zgjasin jetėn, kėshillojnė ekspertėt. Sidoqoftė, njė studim i ri i psikologėve amerikanė, ka treguar se kjo teori ėshtė e gabuar.

Psikologėt Hauard Fridman dhe Lesli Martin thonė se kanė dėshmuar se fshehtėsia e rinisė sė amshueshme mė tepėr qėndron mbi karrierėn e suksesshme, martesėn e lumtur dhe jetėn e pasur shoqėrore.

Ata kanė hulumtuar jetėn e fėmijėve, qė morėn pjesė nė njė studim nga viti 1921. Pėr habinė e psikologėve, ata tė cilėt e kanė arritur pleqėrinė e thellė, eliksirin e rinisė nuk e kishin gjetur nė brokoli, vitamina apo vrapim. Edhe pse tė ushqyerit e shėndetshėm dhe aktiviteti fizik janė tė rėndėsishėm pėr shėndetin, njė ndikim vendimtar ka pasur edhe mėnyra e tė menduarit, karriera dhe jeta shoqėrore.

Cilat janė tė fshehtat e jetėgjatėsisė?

Zelli dhe suksesi - Njerėzit joambiciozė, tė cilėt janė mė pak tė suksesshėm nė karrierė jetojnė mė pak se punėtorėt, tė cilėt janė tė vyeshėm. Njerėzit e suksesshėm, kanė jetuar mesatarisht pesė vjet mė gjatė se ata tė cilėt nuk kishin arritur shumė nė jetė, tregon hulumtimi.

Ndėrgjegjshmėria - Nėse jeni tė kujdesshėm me paratė, mendoni thellė dhe u kushtoni kujdes hollėsive, ju keni gjasa mė tė mėdha qė tė jetoni mė gjatė. Njerėzit e ndėrgjegjshėm janė tė kuptueshėm, ka mė pak gjasa qė ata tė pinė duhan, tė pinė tej mase ose tė pėrdorin drogėn. Ata gjithmonė u pėrmbahen kėshillave tė mjekut.

Njė martesė ėshtė e mjaftueshme - Martesa e lumtur rrit gjasat pėr jetė tė gjatė pėr tė dy partnerėt. Shkurorėzimi ndikon dėmshėm nė shėndet, sidomos te meshkujt, tregon studimi.

Mė pak se njė e treta e tė anketuarve tė shkurorėzuar ka pėrjetuar njė pleqėri tė gjatė. Femrat e shkurorėzuara janė megjithatė nė pėrparėsi, sepse nėse nuk martohen prapė mund tė jetojnė mė gjatė, sikurse edhe ata tė cilėt tėrė jetėn e kanė kaluar nė njė martesė tė lumtur.

Zgjidhini miqtė - Njerėzit e popullarizuar nuk janė tė destinuar tė jetojnė gjatė dhe tė lumtur. Nė fakt, nuk ka rėndėsi se sa miq keni, por ēfarė janė ata. Zgjidhini njerėzit me tė cilėt shoqėroheni. Shmanguni atyre tė cilėt ju fusin nė probleme. Shoqėrohuni me njerėz tė lumtur, tė shėndetshėm dhe aktivė.

Stabiliteti dhe kthjelltėsia - Fėmijėt e gėzuar dhe optimistė kanė jetuar mė pak, krahasuar me ata stabilė dhe tė kthjellėt, ka treguar studimi. Njerėzit tė cilėt janė vazhdimisht tė lumtur i nėnvlerėsojnė rreziqet dhe nuk marrin masa paraprake.

Largoni mendimet e errėta - Ata tė cilėt nė secilėn situatė mendojnė negativisht, kanė gjasa mė tė mėdha qė gjėra tė kėqija vėrtet edhe t’ju ndodhin nė jetė. Prandaj, largoni mendimet e errėta!
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Puna zgjat jetėn Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Puna zgjat jetėn Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi