Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet

Shko poshtė

Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet Empty Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet

Mesazh nga Nora Tue Aug 02, 2011 10:39 am

Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet Ergysi

Protagonist i veēantė i njė “reality show” si “Big Brother” na sjell eksperiencėn e tij tė jetės virtuale. Ergys Bamēi, i njohur i “Gjenerali i ushtrisė sė pabindur” nė “Big Brother 4”, nuk aktron aspak kur zbulon historinė e dashurisė plot pasion, qė po pėrjeton sė fundi nėpėrmjet internetit. 25-vjeēari nga Shkodra tregon pėr pedagogen 28-vjeēare nga Kosova, me tė cilėn po pėrjeton ndjenjėn e vėrtetė, edhe pse nė distancė.

Si person me prirje tė theksuara artistike, nuk dimė se si po shkon jeta jote private…

Nė fakt, kohėt e fundit jam njohur me njė vajzė nga Kosova nėpėrmjet internetit. Mė pas mė telefonoi, jemi dėgjuar shpesh e komunikojmė me messenger rregullisht. Ėshtė njė vajzė tepėr e veēantė, e cila me quan “diell” (pėr vlerėsimin qė ajo ka pėr mua). Ėshtė shumė e mirė dhe e ėmbėl, nuk jemi takuar ende, pasi ėshtė i bukur kontakti nė kėtė mėnyrė, ndaj duam ta zgjasim edhe pak.

Meqė bėhet fjalė pėr njė njohje virtuale, si do t’i pėrshkruaje ndjenjat e tua pėr kėtė vajzė?

Me sinqeritet po jua them qė ekziston njė lidhje aq e fortė me kėtė zonjushė, saqė kur jemi parė pėr herė tė parė nė msn live, nuk ka pasur emocion mė tė madh tė pėrjetuar ndonjėherė nga secili prej nesh. Madje, ajo mė ka dhėnė “besėn”, por edhe unė gjithashtu.

Ēfarė tė ka pėlqyer kaq shumė tek ajo, ndėrkohė qė pas daljes nga “BB4” shumė vajza mund tė jenė ofruar pėr tė tė njohur?

Gjithmonė mė ka pėlqyer tė njihem me njė vajzė nga Kosova, pasi unė e dua shumė Kosovėn. Madje, nga dashuria e madhe qė ndiej pėr tė, kėtė zonjushė e kam quajtur “sheqerka e diellit”, sepse e adhuroj pėr mėnyrėn e thjeshtė tė komunikimit dhe po ashtu tepėr tė sinqertė. Pasuria e saj shpirtėrore mė ka ma bėrė pėr vete.

Po flet pėr njė ndjenjė tė fortė, ndėrkohė qė ende s’jeni takuar. Kur e keni lėnė tė pėrballeni realisht?

Besoj kėtė muaj do takohemi dhe e pres nė Shqipėri, mė ka premtuar pėr tė kaluar pushimet bashkė kėtu. Deri atėherė do ta mbaj tė fshehtė emrin dhe foton e saj. S’dua ta bėj publike para se ta takoj, sepse kam frikė se humbet magjia e sė tėrės. Kėtė e them, pasi unė kam krijuar njė ide tė veēantė pėr kėtė histori. Nuk mund ta imagjinoni dot sa speciale ėshtė ajo ēka po pėrjetoj… Edhe mua vetė nuk mė besohet, pasi ėshtė edhe pak e koklavitur si histori.

Pse e ngatėrruar si histori? I beson virtualitetit?

Unė s’futem asnjėherė nė ujėra jo artistike. E po qe se ky raport do marrė pėrmasa mė tė mėdha, do ishte gjigante e, nėse mbetet aty, pėrsėri do jetė njė histori filmash. Po pėr sa i pėrket pyetjes nėse i besoj virtualitetit do tė thosha, “jo plotėsisht, por nė njė masė tė madhe po dhe nė kėto pėrmasa ėshtė historia ime “fiction”. Kaq mund tė them pėr momentin, se po tė ishte mė tej, do tregoja mė shumė.

Sa kohė keni qė komunikoni nė chat?

Kemi pak mė shumė se njė muaj qė komunikojmė rregullisht nė chat dhe gjatė bisedave me tė kam kuptuar se ajo ka njė adhurim tė jashtėzakonshėm pėr mua. Mė ka ndjekur gjatė gjithė kohės nė BB4 dhe deri tani do e quaja femėr tė veēantė, sepse ajo mė njeh nė njė mėnyrė perfekte. Ajo di mirė ē’tė mė pyesė e mė ka vjedhur vėmendjen, aq sa unė mendoj pjesėn mė tė madhe tė ditės pėr tė. Ka hyrė shumė thellė nė jetėn time, saqė sinqerisht i tregoj gjithēka pėr veten e ditėt e mia. Thotė qė nuk ka besuar kurrė qė do mund tė kishte kontakte me mua, pasi i dukej e paarritshme, aq me tepėr fakti qė a mund tė kuptohej me mua nė komunikim. Dhe, mė e rėndėsishmja ėshtė qė tani me mua ndihet vajza mė e lumtur nė botė.

Ėshtė vajzė e bukur, ē’mund tė na zbulosh mė shumė rreth saj?

Ėshtė yll e bukur dhe pak mė e madhe nė moshė se unė. Ėshtė pedagoge nė Kosovė, nė moshėn 28-vjeēare dhe qė e do shumė artin e artistėt. Vėrtet ėshtė shumė e bukur, me sytė blu qė i shkėlqejnė dhe njė pamje shumė tė ėmbėl e paqėsore. Ajo vajzė m’i thyen kufijtė.

Pėrveē kėsaj historie, cili ėshtė angazhimi yt i fundit? Me ēfarė je duke u marrė?

Unė nė fakt po merrem me diēka shumė tė bukur. Jam menaxheri i premierės sė filmit “Falja e Gjakut” me regjisor Joshua Marston, nė tė cilin ėshtė bashkėskenarist dhe bashkėproducent Andamion Murataj. Unė po punoj qė filmi, qė nė Festivalin e Berlinit u nderua me ēmim tė parė: “Ariu i Argjendtė” pėr skenarin mė tė mirė, tashmė tė pėrgatitet tė mbajė premierėn botėrore nė kinema, pikėrisht nė vendin e origjinės, nė Shkodėr, nė shtator tė 2011-s. Premiera shqiptare do tė pasohet nga shfaqjet e filmit nė rrjetet mė prestigjioze tė kinemave nė botė nga Amerika nė Australi. Distributor i filmit pėr Amerikėn ėshtė njė nga kompanitė me reputacionin mė tė lartė “Sundance”.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ergysi i “BB4”: Dashurinė e vėrtetė e gjeta nė internet Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi