Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje

Shko poshtë

Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje Empty Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje

Mesazh nga Nora Mon Aug 15, 2011 4:47 pm

Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje Bukuroshja-e-Fjetur-LILY

Studentja Lily Clarke mund të konsiderohet si Bukuroshja e Fjetur, pasi ajo dremitë deri në dy muaj pa ndërprerje.

Lily 21-vjeçare vuan nga një sindrom i rrallë, i cili quhet sindromi i Kleine-Levin. Ajo ka fjetur gjatë gjithë periudhës të provimeve të fakultetit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ajo madje nuk ka mundur as të realizojë festën e ditëlindjes së saj të 18-të, të cilët e kishte planifikuar aq mirë, pasi ra në gjumë të thellë disa ditë përpara saj!

Mamaja e saj Adele, 47-vjeçare, kujton se kjo situatë i është shfaqur për herë të parë në vitin 2007, kur ato kishin shkuar të drekonin pas një dite të lodhshme skiimi.
“Përpara se të mbërrinte ushqimi në tavolinë atë e zuri gjumi në tavolinë. Ishte e pamundur që ta zgjonim dhe na u desh që ta ngrenim peshë për ta larguar nga restoranti”, kujton mamaja e saj.

Në eksperiencën e parë të këtij sindromi, Lily fjeti për 23 orë dhe u zgjua në shtëpinë e prindërve të saj në Haslemere të Surrey, tamam në vaktin e drekës.
Tashmë ajo flen deri 2 muaj pa ndërprerje çdo 7 muaj. Fatkeqësisht ajo është duke humbur shumë ngjarje që i rrethojnë familjarët e saj dhe vetë atë.

Ky sindrom nuk ka kurë por mjekët thonë se prek vetëm të rinjtë; kështu që shpresa e Lilyt për të shpëtuar nga kjo përgjumje e gjatë është që të presë deri sa të rritet.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Vajza që fle dy muaj pa ndërprerje Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi