Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet

Shko poshtë

Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet Empty Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet

Mesazh nga Nora Mon Sep 05, 2011 4:05 pm

Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet F.0905130540439_m

Kah mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu. Studimi ka treguar se meshkujt, në fakt, i pëlqejnë zeshkanet.
Rrjeti shoqëror Badoo ka anketuar 2.000 meshkuj në mënyrë që të zbulojë se çfarë i josh meshkujt te një femër.

Rreth 60 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se më shumë u pëlqejnë femrat me flokë me ngjyrë më të errët, ndërkaq një e treta e të anketuarve, gjegjësisht 33.1 për qind, kanë thënë se zeshkanet janë më atraktive.

Meshkujt të cilët i duan biondet përbëjnë 29.5 për qind të votave, ndërsa flokëkuqet janë më pak të popullarizuara. Vetëm 8.8 për qind e meshkujve thonë se femrat me flokë të kuqe janë atraktive.

Një tjetër informatë interesante është se meshkujt nuk i duan femrat me figurë manekinie. Shumica e të anketuarve kanë pohuar se fermat ‘e përsosura’ bartin madhësinë 40 dhe 42. Femrat edhe më të plota zënë vendin e dytë, ndërsa ato shumë të hollat janë të tretat në këtë renditje.

Kur bëhet fjalë për ngjyrën e syve, e kaltra është dukshëm në vend të parë. Rreth 40.2 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se e pëlqejnë ngjyrën e kaltër. Sytë ngjyrë kafe janë në vend të dytë, ndërsa në vend të tretë janë sytë e gjelbër.

Hulumtimi i Badoo është realizuar në Francë, Spanjë, Itali, SHBA dhe Brazil. Vetëm francezët kanë thënë se u pëlqejnë femrat shumë të holla.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Meshkujt i pëlqejnë zeshkanet Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi