Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gentes i bie pazari në koncerte

Shko poshtë

Gentes i bie pazari në koncerte Empty Gentes i bie pazari në koncerte

Mesazh nga Nora Sun Sep 25, 2011 8:26 am

Gentes i bie pazari në koncerte Genta1-300x280


A i mbani mend performancat e para të Genta Ismajlit, atëherë kur muzika jonë kishte prurje dhe tendenca të reja, me këngë e muzikë zbavitëse dhe kur konkurenca nuk ishte akoma kaq agresive sa sot?
Asokohe Genta Ismajli kërkonte për një koncert jo më pak se 5000 euro. Për këtë gjë kanë shkruar edhe mediat, madje kanë reaguar menaxherët dhe organizatorët e eventeve, të cilët thoshin se çfarë jep Genta, përveçse një performance “play back”?
Megjithatë, ajo vazhdoi duke kënduar e performuar në shumë lokale dhe u bë një nga këngëtaret më të paguara ose, më mirë të themi, ishte në majën e pagesave, që ia kalonte gati çdo këngëtareje.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ja ku na vjen lajmi se Genta ka lëshuar pe tashmë tek çmimet, pasi këndon edhe më për më pak lekë. Natën e Vitit të Ri, në Kërcovë të Maqedonisë ajo është paguar 5.000 euro nga pronari i restorantit, por që nga ajo kohë Genta në koncerte shkon edhe për 2.000-2.500, euro aq sa paguhen këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e Tuna Sejdiu, për shkak të konkurencës së lartë në treg.
Genta e ka kuptuar se po të vazhdonte të mbante çmimin e lartë, atëherë ajo do të ngelej pa asnjë koncert dhe gjithë financat ekzistuese do t’i shkonin në investime të projekteve muzikore.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Gentes i bie pazari në koncerte Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Gentes i bie pazari në koncerte Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi