Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna Sejdiu operon hundën

Shko poshtë

Tuna Sejdiu operon hundën Empty Tuna Sejdiu operon hundën

Mesazh nga Nora Wed Oct 12, 2011 1:58 pm

Tuna Sejdiu operon hundën Tuuna2

A kishte nevojë Altuna Sejdiu të operonte hundën? Ajo nuk është kritikuar kurrë për pamjen e saj të jashtme. Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të shoë biz-it, megjithatë ja që Tuna ka parë me lupë defekte në fytyrën e saj.

Ndaj pak kohë më parë, para se të bëhej pjesë e programit “E diell” Tuna ka bërë një vizitë te kirurgu plastik që i ka dhuruar një hundë të re. Ndoshta jo më të bukur se të parën, por më ndryshe. Kanë mjaftuar të heqë disa milimetra nga hunda e saj dhe Tuna mesa duket është ndjerë mirë me veten e saj.

Sipas psikologëve, njerëzit janë të prirur të ndryshojnë pamjen e jashtme pas situatave shumë stresuese në jetë dhe dështimesh. Nevoja për një pamje të re, i krijon njerëzve idenë e të nisurit një jetë të re.

Tuna pas një martese shumë të përfolur në media dhe një divorci të përfolur edhe më shumë, ka ndjerë nevojën për të lënë pas krahëve jetën e vjetër dhe të nisë një jetë të re bashkë me një hundë të re.

Ndaj, nuk na mbetet veçse t’i urojmë Tunës: Paç fat me të dyja!
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Tuna Sejdiu operon hundën Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Tuna Sejdiu operon hundën Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi