Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poloni, avioni ulet pa rrota

Shko poshtë

Poloni, avioni ulet pa rrota  Empty Poloni, avioni ulet pa rrota

Mesazh nga D3M1 Tue Nov 01, 2011 7:59 pm

Poloni, avioni ulet pa rrota  Avioni-parrota
Një avion Boeing 767 i kompanisë së
fluturimeve “Lot”, me 230 pasagjerë në bord, bëri një ulje emergjente në
Varshavë të Polonisë.


Pas një avarie teknike,
avioni kreu uljen e detyrueshme pa hapur rrotat e tij. Por para se të
mbërrihej deri tek manovra tepër e rrezikshme, mjeti fluturoi mbi një
orë mbi qiellin polak duke djegur karburantin e tij në pritje të
përgatitjeve të terrenit nga ana e grupeve të emergjencës për uljen e
detyrueshme.

Pasi mësuan se problemi qendronte tek rrotat, të
cilat nuk hapeshin dhe pas disa tentativave për hapjen e tyre,
autoritetet i këshilluan pilotit uljen pa rrota. Më parë në pistën ku do
të ulej Boeing 767 ishte hedhur një sasi e konsiderueshme e një
solucioni që parandaloi flakët që mund të shkaktoheshin nga shkëndijat e
forcës së fërkimit mes trupit të avionit dhe terrenit ku u krye ulja.

Autoritetet polake njoftuan se fatmirësisht ulja ishte e sukseshme dhe
asnjë prej pasagjerëve, apo pjesëtarëve të ekuipazhit të avionit nuk u
lëndua.

Boeing 767 ishte nisur nga qyteti i Njuarkut në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara dhe si destinacion kishte Varshavën.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Poloni, avioni ulet pa rrota  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Poloni, avioni ulet pa rrota  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi