Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in

Shko poshtë

Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in Empty Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in

Mesazh nga ditush Wed Nov 02, 2011 8:44 pm

Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in F.1102160615926_m

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka mbajtur takimin e radhës me drejtorët komunalë të arsimit (DKA), ku u bisedua për Raportin e progresit, për çështjen e riatdhesimit, përkatësisht të evidentimit dhe regjistrimit në shkollë të nxënësve, të cilët janë kthyer nga vende të ndryshme, si dhe për grantet shkollore.
Buja, duke folur për Raportin e Progresit tha se MASHT është prezantuar në nivel të mirë në këtë Raport, por janë edhe disa çështje për të cilat duhet të punohet që të realizohet në të ardhmen.

“MASHT është prezantuar realisht në Raport, por duhet të synojmë që vitin e ardhshëm të dalim edhe më mirë“, tha Buja.

Më tej ai tha se Qeveria e Kosovës ka planifikuar rritje për 18 për qind të buxhetit për MAShT-in, duke shprehur besimin se do të jetë e mjaftueshme për përmbushjen e objektivave.

Buja përmendi edhe vizitën e delegacionit nga Shqipëria të prirë nga ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. “Ne kemi biseduar për intensifikimin e përpjekjeve për hartimin e Abetares unike, për çka është formuar Komisioni përkatës dhe në fund të nëntorit pritet të shpallim konkursin”, theksoi ministri Buja.

Vëmendje e veçantë në këtë takim iu kushtua edhe çështjes së riatdhesimit përkatësisht regjistrimit të nxënësve të kthyer nga vende të ndryshme. Për këtë u tha se nevojitet të mbahen shënime të sakta nga drejtorët komunalë dhe të krijohen kushte për gjithpërfshirje në arsim.

Në këtë kontekst problem u tha të jetë edhe mësimi i gjuhës amtare për këtë kategori nxënësish, për të cilët u tha se ka fonde dhe se duhet organizuar mësim plotësues.
avatar
ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Planifikohet rritje e buxhetit për MASHT-in Right_bar_bleue

Registration date : 06/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi