Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berlusconi jep dorëheqje

Shko poshtë

Berlusconi jep dorëheqje Empty Berlusconi jep dorëheqje

Mesazh nga D3M1 Sun Nov 13, 2011 8:26 am

Berlusconi jep dorëheqje F.1112232120529_m
Pas një bisede të shkurtër me presidentin e Italisë, Giorgio
Napolitano, Silvio Berlusconi ka dhënë dorëheqjen nga posti i
kryeministrit.
Dorëheqja e Berlusconit vjen pasi dhoma e ulët
e Parlamentit italian miratoi paketën e masave antikrizë, të kërkuar
nga BE dhe e projektuar për të ringjallur besimin e tregjeve te ekonomia
e Italisë. Paketa e masave përfshin ngritje të taksave, ngritje të
moshës së pensionit, të çmimit të karburanteve dhe të çmimit të aseteve
të shtetit.

Ndërkohë, Berlusconi është pritur me vërshëllima nga shumë qytetarë
në Quirinale, të cilët festonin për largimin e tij. “Palaco”, “Jashtë
mafia nga shteti”- ishin disa nga sloganet e tyre.

Një numër qytetarësh tentuan t’u afroheshin automjeteve të
autokolonës, derisa të tjerë vrapuan në drejtim të derës së Presidencës,
mirëpo u bllokuan nga agjentët e sigurisë. Në zona të tjera në Romë ka
tubime dhe koncerte për të shprehur gëzimin për dorëheqjen e
‘kavalierit’.

Largimi i Berlusconit i hap rrugën krijimit të një qeverie të
përkohshme, që sipas të gjitha gjasave do të kryesohet nga ish-
komisioneri i KE-së, Mario Monti.



Itali, jepet aprovimi final për reformat

Ligjvënësit italianë të shtunën kanë dhënë aprovimin e tyre final për
një paketë të reformave ekonomike, të cilën e ka vënë si kusht për
dorëheqjen e tij kryeministri Silvio Berlusconi, në mes të krizës
globale të tregut.

Radio Evropa e Lirë njofton se Berlusconi pritet të shpallë
dorëheqjen e tij në një mbledhje të kabinetit, e pastaj formalisht t’ia
dorëzojë dorëheqjen e tij presidentit italian Giorgio Napolitano.

Presidenti pastaj do të nominojë një kandidat në përpjekje të krijimit të një qeverie të re.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Berlusconi jep dorëheqje Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Berlusconi jep dorëheqje Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi