Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin

Shko poshtė

Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin Empty Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin

Mesazh nga Ditta Sun Nov 13, 2011 10:01 am

Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin F.1112110543642_m

Kėngėtari shqiptar, Ardian Bujupi i cili disa ditė mė parė ka lansuar videoklipin e tij 'This is my time', po ndeshet pėrsėri me fituesin e spektaklit muzikor "Deutschland sucht den Superstar", Pietro Lombardi.
Nė muajin maj tė kėtij viti, kėngėtari Ardian Bujupi me origjinė shqiptare, i cili vepron nė Gjermani, arriti tė renditej i treti nė garėn e madhe "Deutschland sucht den Superstar", ku si fitues i ēmimit tė madh u shpall kėngėtari gjerman me origjinė italiane, Pietro Lombardi.
"This is my time" ėshtė videoklipi i parė i kėngėtarit tė talentuar Ardian Bujupi, tė cilin ai e ka publikuar vetėm disa ditė mė parė nė internet dhe nė kanalet televizive nė Gjermani. Ndėrsa disku i kėsaj kėnge mund tė blehet nė dyqanet muzikore qė nga dita e sotme.
Sipas revistės"Bravo", Ardian Bujupi ka investuar 15 000 € nga xhepi i tij pėr realizimin e videoklipit tė kėngės 'This is my time'. Flitet se Ardiani ka investuar nė kėngėn e tij tė ardhurat tė cilat ai i ka pėrfituar nga paraqitjet e tija gjatė kohės sė spektaklit.
Po nė tė njejtėn kohė fituesi ēmimit tė parė tė spektaklit muzikor “Deutschland sucht den Superstar”, Pietro Lombardi ka publikuar videoklipin e kėngės sė tij tė dytė tė titulluar "Going To L.A."
Sipas mediave gjermane, fansat e kėngėtarėve mund tė percaktojnė edhe njėhėrė se kush ėshtė vėrtetė super ylli i Gjermanisė. Gara ėshtė e hapur pėrsėri pėr dy kėngėtarėt, por kėsaj here pa televotim. Suksesi i tyre do tė varet nga tregu dhe top listat muzikore.
Nė mediat gjermane ėshtė permendur edhe fakti se pėr njė kohė shumė tė shkurtė pas lansimit, videoklipi i Ardianit "This is my time" ėshtė shpėrndarė shumė shpejt nė internet dhe ka arritur njė numėr tė madh shikimesh.
Pavarėsisht rivalitetit nė tregun muzikor, Ardian Bujupi, kohėt e fundit ka thėnė nė njė intervistė se ai dhe Pietro Lombardi janė dhe do tė mbeten miq.
Qė nga dita e sotme, disqet e tėdy kėngėtarėve mund tė gjenden nė raftet e dyqaneve nė Gjermani.
Pėr kėngėtarin shqiptarė me njė zė tė mrekullueshėm, Ardian Bujupin, ky ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm nė karierėn e tij.
Shpresojmė qė kėsaj here do tė jetė "koha" pėr Ardianin, ashtu siē thotė e vet titulli i kėngės sė tij "This is my time"
Se cili kėngėtar do tė dalė mė i suksesshėm nė kėtė garė, rezultatet e para do tė dalin pas njė jave nė top listėn zyrtare tė Gjermanisė. G.Sahiti
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Ardian Bujupi vazhdon rivalitetin me Pietro Lombardin Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi