Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rusia: Në Siri po nis një luftë civile

Shko poshtë

Rusia: Në Siri po nis një luftë civile  Empty Rusia: Në Siri po nis një luftë civile

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Thu Nov 17, 2011 6:40 pm

Rusia: Në Siri po nis një luftë civile  Watch?v=CPcvD6D-CoM&feature=player_embedded

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi ditën e enjte se situata në Siri është duke i ngjasuar gjithmonë e më shumë një lufte civile.

Një ditë më parë, forcat opozitare kryen veprimin më të guximshëm gjatë revoltave disa-mujore, duke sulmuar një bazë të rëndësishme ushtarake, tregues i qartë i fuqisë së tyre në rritje.

Ministri Lavrov, në fjalën e tij nga Kremlini, i kërkoi të gjitha vendeve që kanë ndikim mbi palët ndërluftuese në Siri që të kontribuojnë për të vendosur paqen në vend.

Më parë gjatë javës, Turqia, një vend kufitar, lëshoi kritika të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar, duke pretenduar se çështja siriane po neglizhohet, pasi “Siria nuk është një vend i pasur”. Ankaraja është shndërruar në një faktor kyç, duke negociuar me Lidhjen Arabe vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Assadit.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 500 persona kanë vdekur që prej fillimit të protestave në muajin mars. Autoritetet siriane, nga ana e tyre, fajësojnë për përshtjellimin në vend “bandat e armatosura” dhe “militantët” e paguar nga perëndimi.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Rusia: Në Siri po nis një luftë civile  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Rusia: Në Siri po nis një luftë civile  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi