Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edukata e ngrėnies

Shko poshtė

Edukata e ngrėnies Empty Edukata e ngrėnies

Mesazh nga Nora Wed Dec 14, 2011 8:46 am

Edukata e ngrėnies Ngrenia-300x206

Ku t’i vendosni pirunin dhe thikėn pas ushqimit? Kjo ėshtė diēka qė mėsohet, sepse askush nuk ka lindur i dijshėm.
Mėnyra e ngrėnies nė tavolinė duhet t’i pėrshtatet ‘profilit’ tė darkės. Ėshtė koha qė t’i mėsoni bazat e servimit tė njė darke, sepse tash mė shumė se kurrė miqtė, kolegėt dhe bashkėpunėtorėt, kėrkojnė stil dhe sjellje.
Nuk janė vetėm mėnyrat e ngrėnies tė rėndėsishme: duhet qė po ashtu tė dini tė krijoni njė atmosferė tė mirė nė tė cilėn miqtė dhe dashamirėt tuaj do tė ndihen tė relaksuar dhe do tė kėnaqen, ndėrsa ju nuk do tė shqetėsoheni pėr pėrshtypjen qė keni lėnė. Me qėllim qė tė krijoni njė pėrvojė, ėshtė mirė qė ne fillim tė darkoni me njerėzit qė i njihni mirė, me njė mik/mikeshė ose koleg pune.
Si ta rregulloni tavolinėn
* Pecetėn nuk guxoni ta vendosni nė gotė ose nė pjatė: vendi i saj ėshtė nė anėn e majtė tė pjatės
* Piruni pėr sallatė ėshtė gjithmonė mė e larguar nga pjata, i vendosur nė anėn e majtė. Edhe pse e ka mbajtėsen mė tė gjerė, gjithmonė ėshtė mė i vogėl se piruni pėr ushqimin kryesor
* Piruni pėr ushqim ėshtė mė i madh dhe mė afėr pjatės nga ana e majtė
* Luga pėr supė ėshtė me larguar nga pjata, nė anėn e djathtė
* Thika pėr ushqimin kryesor, e cila mund tė pėrdoret edhe pėr sallatė edhe pėr peshk, ėshtė mė afėr pjatės, nė anėn e djathtė.
* Rregulla e pėrgjithshme ėshtė qė pėr ushqimin qė servohet i pari tė shfrytėzohen pajisjet tė cilat janė tė vendosura anash. Pėr tė gjitha ushqimet e radhės merrni pajisjet qė vijnė me radhė
* Pjata pėr bukė dhe gjalpė ėshtė e vogėl dhe afėr saj gjendet thika pėr gjalpė, qė ėshtė e vendosur mbi pjatė
* Pajisjet pėr desert vendosen nė momentin kur shėrbehet deserti, ose janė tė vendosura mbi pjatėn pėr ushqimin kryesor. Nėse janė tė vendosura edhe luga edhe piruni, mund ta pėrdorni njėrėn ose tė dyja
* Nėse janė vendosur mė shumė pjata njėra mbi tjetrėn, duhet ta dini se pjata e sipėrme e vogėl ėshtė pėr sallatė, ndėrsa mė e madhja pėr ushqimin kryesor
* Nėse nė meny ka ushqim me djathė do tė merrni edhe pjatė tė veēantė, si edhe pajisje pėrkatėse
* Ibriku pėr ujė ėshtė mė afėr pjatės, ndėrsa ėshtė i vendosur nė anėn e majtė
Peceta
Porsa tė uleni nė tavolinė, vendosni njė pecetė nė prehėr. Pa marrė parasysh a ėshtė e letrės apo e pėlhurės, do t’u ndihmojė qė t’i tejkaloni ‘pengesat’ e vogla, tė cilat mund t’ju ndodhin gjatė mbrėmjes- nėse ushqimi u bie nė prehėr. Nė pecetė mund tė bien pjesėt e ushqimit, ndėrsa do t’u shėrbejė edhe pėr fshirjen e buzėve dhe duarve.
A duhet kthyer peceta e pėrdorur nė tavolinė? Kur ta pėrfundoni darkėn, vendoseni pecetėn nė anėn e majtė tė pjatės. Nėse gjatė darkės ēoheni nga tavolina, vendoseni nė karrige, qė miqtė tuaj tė mos jenė tė detyruar ta shohin pecetėn e njollosur me pjesė tė ushqimit.
Vendosja nė tavolinė
Asnjėherė nuk do ta merrni ujin ose bukėn e tjetrit, nėse mbani mend kėtė rregull: ushqimet e forta vendosen nė anėn e majtė, ndėrsa tė lėngshmet nė anėn e djathtė. Filxhani i juaj pėr kafe, ibriku i mbushur me ujė ose gota me verė gjenden nė anėn e djathtė tė pjatės, ndėrsa buka nė anėn e majtė tė saj.
Ēka tė dini pėr bukėn dhe gjalpin
Bukėn nuk guxoni ta kafshoni tė plotė, dhe po ashtu nuk guxoni ta merrni me thikė gjalpin, i cili gjendet nė enė tė pėrbashkėt. Nė vend tė kėsaj, vendosni njė pjesė gjalpi nė pjatė, pastaj ndajeni njė copė bukė aq tė madhe sa mund ta kafshoni. Bukėn mbajeni pėrmbi pjatė dhe lyejeni me gjalpė me anė tė thikės speciale pėr gjalpė, ose me thikė tė zakonshme.
Ngjashėm veproni edhe me vajin e ullirit, i cili kohėve tė fundit ėshtė gjithnjė e mė i pranishėm gjatė vakteve tė ndryshme. Qitni njė sasi tė vajit tė ullirit nė pjatė dhe merreni nga aty.
Si t’i pėrdorni pajisjet pėr ushqim
Mbajtja e pirunit dhe thikės me shuplakė tė plotė ėshtė e gabueshme, po aq sa fshirja e gojės me mbulesėn e tavolinės. Anėn e mprehtė tė thikės kthejeni nga poshtė, thikėn mbajeni me dorėn dominuese (nėse jeni djathtak- me tė djathtėn), ndėrsa ushqimin tė cilin e preni mbajeni me pirun. Nyjat e duarve duhet tė jenė tė ngritura, ndėrsa tė dy gishtat tregues tė shtrirė pėrgjatė pirunit dhe thikės. Vetėm nė kėtė mėnyre nuk do tė dukeni se po mbani lopatė.
Secilėn herė priteni njė pjesė ushqimi aq sa ua zė goja. Nėse pritni diēka e cila vėshtirė pritet, mund t’i ndėrroni duart: pirunin kalojeni nė dorėn dominuese, ndėrsa thikėn nė dorėn tjetėr. Ndihma me anė tė gishtave gjatė prerjes sė ushqimit nuk lejohet nė asnjė rast.
Supa
Pėr fillim, tė gjitha gotat largoni nga vetja, qė tė mos derdhni diēka mbi mbulesėn e tavolinės, ose mė keq, mbi teshat tuaja. Asnjėherė mos e vendosni tė gjithė lugėn nė gojė! Majėn e lugės vendoseni nė gojė dhe pastaj tėrhiqeni pėrmbajtjen e lugės me qetėsi! Kur tė keni pėrfunduar, lugėn vendoseni nė pjatėn pėr servim, e cila gjendet nėn pjatėn nė tė cilėn gjendje supa. Nė rast se nuk ekziston kjo pjatė, atėherė lugėn vendoseni mbi pjatėn qė keni pirė supėn.
Ushqimet tė cilat mund tė hahen me duar
Ekzistojnė ushqime tė cilat nuk janė ‘tė kėndshme’ pėr t’u prerė me thikė ose pėr t’u mbajtur me pirun. Pula e pjekur, brinjėt, drithėrat, shpargu etj., mund t’i hani me duar.
Dhėnia e pjatės
Dėshironi mė shumė sallatė? Ndoshta salcė? Nėse ushqimi i dėshiruar nuk gjendet pranė jush, kėrkoni nga personi pranė jush qė t’ua japė. Jo vetėm qė nuk ėshtė e hijshme t’ia ēoni dorėn dikujt para fytyrės, por ekziston rreziku qė mund t’ju bie pjata ose tė derdhet pėrmbi ushqimin e tjetrit. Kur t’ua japin ushqimin, vendoseni nė tavolinė afėr jush mos e ktheni pa e kėrkuar dikush. E njėjta gjė vlen edhe pėr kripėn dhe biberin, tė cilėt zakonisht shkojnė nė ēift (edhe nėse dikush ua kėrkon vetėm njėrin, ju duhet t’i jepni bashkė).
Pjesėt qė nuk pėrtypen
Pjesėt e ushqimit tė cilat nuk hahen, nxirrni nga goja nė mėnyrė tė ngjashme si kanė arritur deri atje: nėse keni ngrėnė ullirin me gishta, edhe farėn nxirreni me gishta. Ndėrsa nėse ullirin e keni marrė me lugė, atėherė edhe farėn nxirreni nė lugė. Te peshku ekziston pėrjashtim, eshtrat e peshkut largoni nga goja me gishta, mos i nxirrni nė lugė. Nėse keni nė gojė ushqim, i cili nuk ju pėlqen, ose jeni alergjik nė tė, atėherė nxirreni atė shpejt nė pecetė dhe mbėshtilleni.
Ushqimin qė nuk e hani
Nėse jeni vegjetarian ose nuk iu pėlqen ndonjė lloj ushqimi, i cili servohet, sjellje e mirė do tė ishte, nėse provoni njė pjesė ose dy, dhe pastaj mund ta refuzoni ushqimin duke dhėnė njė arsye tė mirė. Nėse dikush thotė me zė se pse nuk e hani ushqimin, atėherė thoni se keni ngrėnė mė herėt dhe dėshironi tė leni vend pėr desert. Ose mund tė thoni se keni pėrvojė tė keqe me atė lloj ushqimi dhe gjithmonė mundoheni ta shmangni tė njėjtin.
Kur tė pėrfundojė darka
Kur tė pėrfundoni me ushqimin, lugėn, pirunin dhe thikėn vendosni nė mėnyrė diagonale mbi pjatė. Ky ėshtė njė sinjal i fshehtė, i cili i tregon zonjės sė shtėpisė ose kamerierit se mund ta largojnė pjatėn tuaj. Nėse gjatė ngrėnies, largoheni nga tavolina, atėherė pirunin dhe thikėn leni tė kryqėzuar nė mes tė pjatės. Nė asnjė mėnyrė, pajisjet pėr ushqim nuk guxojnė tė vendosen mbi tavolinė.


Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
Edukata e ngrėnies Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Edukata e ngrėnies Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi