Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre

Shko poshtë

Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre Empty Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre

Mesazh nga Nora Tue Dec 27, 2011 7:17 am

Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre Bertina_dhe_erioni

Ndarja e shumëpërfolur e çiftit Erion Zeqiraj dhe Bertina Mehmeti tashmë është bërë një fakt real i pranuar edhe nga dy ish-lojtarët e “Big Brother 3”. Të kontaktuar nga “Panorama”, Bertina e ka pranuar ndarjen, ndërsa Erioni është shpreur i rezervuar në lidhje me këtë çështje private të tyre.

Krisja në lidhjen e tyre, që ndodhi dy muaj më parë, duket se nuk ka mundur të rikuperohet nga të dy, dhe kanë vendosur që secili të shohë rrugën e vet në jetë. Këto javët e fundit ishin të mbushura me thashetheme për një ndarje të mundshme mes tyre, të cilën më pas të dy e mohuan.

Por tani duket se një mosmarrëveshje tjetër i ka bërë t’i japin fund lidhjes që u krijua brenda lojës së BB. Siç e shohim dhe në foto, Erioni ka qenë në një aktivitet të televizionit AS në Millenium 1, në shoqërinë e kolegeve të tij.

Ndërkohë që Bertina, e cila nuk po e kalon aq qetë këtë ndarje, ka vendosur të qëndrojë në shtëpi duke rezervuar daljet në publik. Nuk ka qenë një ndarje e thjeshtë, pasi gjatë kësaj periudhe ata janë parë të takohen për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre.

Tingëlloi paksa e pabesueshme ndarja e tyre dy muaj më parë, pasi ishte Bertina e para që ndryshoi statusin në Facebook nga “in a relationship” në “single”. Ata provuan të ribashkohen me një ftesë për darkë në shtëpinë e Bertinës, të cilën e organizoi për Erionin. Ende nuk dihen arsyet e sakta të ndarjes, por thuhet për shkak të grindjeve të shumta kohët e fundit.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi