Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bleona e pakënaqur me fitimet

Shko poshtë

Bleona e pakënaqur me fitimet Empty Bleona e pakënaqur me fitimet

Mesazh nga Nora Thu Dec 29, 2011 9:48 am

Bleona e pakënaqur me fitimet Bleona2

Edhe pse konsiderohet si një këngëtare e pasur dhe me mjaft fitime në profesionin e muzikës, këtë vit nuk ka arritur të jetë e kënaqur me fitimet.
Ndonëse siç thotë edhe vetë Bleona Qereti për të qenë një këngëtare e suksesshme duhet të investosh mjaft shumë në projekte muzikore.
Andaj kjo është edhe njëra nga arsyet që Bleona këtë vit nuk ka arritur të fitoj shumë nëpër mbrëmjet dhe koncertet e saj muzikore.
“Të ju them të drejtën për dallim nga vitet e tjera, këtë vit nuk kam arritur të fitoj asgjë, sepse kuptohet që për të realizuar një projekt muzikor duhet një shpenzim i madh, andaj unë ndonëse këtë vit kam shpenzuar mjaft shumë në këngët e mia, nuk kam arritur të fitoj mjaft në mbrëmjet e koncertet e mia”, ka thënë ajo për “Zërin”. Edhe pse nuk ka arritur të fitoj, Bleona nuk ndjehet e zhgënjyer, sepse ka pasur mjaft shumë suksese në pjesëmarrjet e saj nëpër evenimente të ndryshme që janë mbajtur në SHBA. Ajo këtë vit e konsideron me fat dhe pa asnjë dështim.
“Këtë vit kam pasur mjaft shumë suksese, siç e dini tashmë janë të gjitha manifestimet këtu në të cilat kam qenë e pranishme. Dhe sigurisht përfundimi i albumit është njëri nga sukseset e mëdha. Sa për dështime nuk kam pasur. Ky vit ka qenë vetëm i mbarë dhe uroj që edhe vitin 2012 të mos kem asnjë dështim, por të eci vetëm përpara”, përfundoi ajo.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Bleona e pakënaqur me fitimet Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Bleona e pakënaqur me fitimet Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi