Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna shet vellot për bamirësi

Shko poshtë

Tuna shet vellot për bamirësi Empty Tuna shet vellot për bamirësi

Mesazh nga Nora Sun Jan 08, 2012 8:35 am

Tuna shet vellot për bamirësi Tuna

Tuna Sejdiu definitivisht ka vendosur të spastrohet nga çdo gjë që ka të bëjë me martesën e saj, të cilën e realizoi një vit më parë.
Tashmë që është deklaruar si ‘’single lady’’, këngëtarja e njohur ka vendosur të bëjë një hap edhe më të madh, duke larguar nga shtëpia e saj tri vellot e bardha, të cilat i kishte porositur enkas për natën e celebrimit me atë që tashmë është ish-bashkëshorti i saj, Rilind Reka.
Për të mos i shkuar huq mundi, këngëtarja këto tri vello të bardha, të cilat i kishte porositur në Milano, Prishtinë dhe Tiranë, i ka hedhur në shitje dhe shuma e cila do të grumbullohet nga shitja e vellove do të shkojë si donacion për qëllime humanitare.
Për të qenë më speciale atë natë, Tuna kishte udhëtuar deri në Milano për të zgjedhur vellon e saj nga një dizajner shumë i famshëm italian, por duke mos anashkaluar edhe “Geraldina sposa” nga Tirana dhe stilistin Valdrin Sahiti nga Prishtina. Të tri vellot e këngëtares kanë kushtuar shumë shtrenjtë, dhe pritet të shihet nëse do të shiten me çmim po aq të lartë sa i ka blerë këngëtarja.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Tuna shet vellot për bamirësi Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Tuna shet vellot për bamirësi Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi