Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

iPad 3 pa surpriza?

Shko poshtë

iPad 3 pa surpriza? Empty iPad 3 pa surpriza?

Mesazh nga D3M1 Fri Jan 13, 2012 8:44 pm

iPad 3 pa surpriza? F.0113184906199_210
Shumë njerëz presin që Apple së shpejti të paraqet tabletin iPad
3, në përputhje me këtë nëpër Internet po qarkullojnë gjithnjë e më
shumë thashetheme rreth vetë pajisjes. E të fundit në radhë po vijnë nga
faqja iLounge, redaktori i së cilës Jeremy Horwitz pohon se në CES
kishte pasur shansin të shoh modelin e përfunduar e iPad 3.
Sipas
pohimeve bëhet fjalë vetëm për shtëpizën e pajisjes (jo edhe iPad 3
funksional), që zbulon mjaft detaje rreth dukjes së gjeneratës së
ardhshme të këtij tableti. Sipas fjalëve të Horowitz, iPad 3 për nga
dizajni do të jetë mjaftë i ngjashëm me modelin iPad 2 (sikurse iPhone 4
dhe 4S), madje aq i ngjashëm sa që dallimet do të mund të bëhen vetëm
nëse të dyja pajisjet vendosen njëra pranë tjetrës.

iPadi i ri do të jetë vetëm pak më i trashë (rreth 1 mm) në krahasim
me iPad 2, derisa vrima më e madhe për kamerë në pjesën e prapme të
pajisjes sugjeron kamerën më të mirë dhe më të avancuar se ajo e modelit
aktual. Më së shumti ndryshime do të jenë në vet harduerin e pajisjes –
përveç procesorit të ri A6, disa burime cekin edhe ekranin e ri me
rezolucion më të lartë dhe dendësi të pikselëve të ngjashme me atë të
iPhone 4.

Duke pasur parasysh se prodhuesit e shtesave për iPad në CES kishin
vetëm shtëpizën, Horowitz nuk mundi të konfirmoj saktësinë e informatave
për ekranin më kualitativ. Koha e paraqitjes zyrtare të iPad 3 ende nuk
dihet, e thashethemet flasin për periudhën nga shkurti deri kah fundi i
pranverës.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
iPad 3 pa surpriza? Left_bar_bleue100 / 100100 / 100iPad 3 pa surpriza? Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi