Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllokohen faqet pirate

Shko poshtė

Bllokohen faqet pirate Empty Bllokohen faqet pirate

Mesazh nga D3M1 Sat Feb 04, 2012 8:28 pm

Pak kohė pėrpara ndeshjes finale tė
kampionatit tė futbollit amerikan, qė njihet ndryshe si “Super bowl”,
prokurorėt nė Shtetet e Bashkuara bllokuan 16 faqe interneti qė
transmetonin eventet sportive live dhe ato “pay per view” tė
televizioneve apo platformave televizive tė tė gjithė botės.


Tė paktėn njė person nga
Michigani u padit pėr menaxhimin e 9 prej faqeve abuzive tė internetit.
Sipas qeverisė, faqet ofronin lidhje tė cilat u krijonin shikuesve
mundėsine pėr tė parė programe nga liga kombėtare e futbollit, shoqata
kombėtare e basketbollit, liga kombėtare e hokejt e kampionati botėror i
mundjes, kampionatet e futbollit tė shumė vendeve tė Europės etj.

Njė pirateri e tillė sipas prokurorėve u ka kushtuar ligave dhe
transmetuesve tė kėtyre eventeve miliona dollarė nė vit, e njė pjesė e
kėsaj kostoje rėndon mbi blerėsit e biletave apo tė abonuarit nė rrjetet
sportive.

Faqe tė tilla dhe operatorėt e tyre i privojnė
ligat sportive dhe mediat televizive nga tė ardhurat e tyre tė ligjshme.
Kjo praktikisht ėshtė vjedhje, tha nė Manhatan prokurori Preet Bharara,
i cili bėri publik lajmin e bllokimit tė tyre.

Puna pėr kėtė
bllokim nisi tė enjten. 28-vjecari nga Michigani, Yonjo Quiroa do tė
pėrballet me akuzėn e shkeljes sė tė drejtės sė autorit. Quiroa i cili
njihet edhe si Ronaldo Solano, e menaxhonte faqen nga shtėpia dhe kishte
pėrfituar tė paktėn 13.000 dollarė nga persona tė interesuar pėr tė
reklamuar online.

Padia ndaj 28-vjecarit i referohet
pėrpjekjeve tė tij pėr pirateri nga shkurti 2010 deri nė janar tė ketij
viti. Aksioni jo pa qėllim u realizua nė prag tė finales sė kampionatit
dhe synonte pikėrisht tė dėrgonte njė mesazh simbolik nė vazhdėn e
luftės ndaj piraterisė televizive.

Super bowl konsiderohet
ngjarja mė e madhe sportive e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe
biletat pėr ndeshjen finale janė jo vetėm tė shtrenjta, por edhe
vėshtirė pėr t`u gjetur. Cmimi varion nga 800 deri nė 1.200 dollarė
copa, ndėrsa ato qė rishiten momentet e fundit mund tė mbėrrijnė deri nė
16.000 dollarė.

Fenomeni i piraterisė prek nė mėnyrė tė
vazhdueshme tė gjitha sportet qė transmetohen nė televizionet e mbarė
botės duke u shkaktuar dėme tė mėdha rrjeteve televizive dhe platformave
tė ndryshme qė kanė paguar pėr tė patur tė drejtat e transmetimit tė
tyre.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Bllokohen faqet pirate Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Bllokohen faqet pirate Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi