Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Adoleshenti zgjidh problemin matematikor, 300 vjet të vjetër
Indiani 16-vjeçar Shouryya Ray ka zgjidhur një problem
matematikor që ishte shtruar nga Sir Isaac Newton para më shumë se 300
vitesh. Siç tha adoleshenti, problemin e ka zgjidhur duke punuar në një
projekt shkollor.Shouryya Ray u lind në Indi, kurse u
zhvendos në Gjermani me familje, kur ai ishte 12 vjeç, pasi babai i tij,
i cili është inxhinier me profesion, gjeti një punë atje.
I riu gjenial zbuloi zgjidhjen e dy problemeve nga lëvizjet e
grimcave, të cilat deri tash fizikantët kanë arritur t’i zgjidhin vetëm
me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm.
Zgjidhja tani do t’ua mundësojë shkencëtarëve që të jetë në gjendje
për të llogaritur modelin topit të hedhur dhe të parashikojnë se si ai
do të dëbohet nga muret dhe ku do të bie, shkruan “Daily Mail”.
"Mendova: pse jo? Mendova se kjo ishte një naivitet i një nxënësi dhe
nuk besoja se do të gjej zgjidhje", rrëfen Ray, i cili mori çmimin
shkencor për suksesin e vet.
Përndryshe, Ray filloi të zgjidh ekuacione të komplikuara që në
moshën gjashtë vjeçare, meqë i ati te ai kishte mbjell "urinë për
matematikë".
Kur kishte mbërri në Gjermani, nuk kishte ditur asnjë fjalë të
gjuhës gjermane, por tani flet rrjedhshëm, dhe arriti të kalojë dy
klasë përnjëherë. Me modesti thotë se do të donte që në disa gjëra të
jetë më i mirë, sidomos në futboll.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Teknologjia & Interneti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|