Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin

Shko poshtë

Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin Empty Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin

Mesazh nga D3M1 Sun Jun 03, 2012 6:54 pm

Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin Ajnshtajni
Po e kundërshton teorinë e njërit ndër shkencëtarëve më të mëdhenj botërorë të shekullit 20-të.

Është ky fizikani kosovar Shukri Klinaku thotë se nobelisti Albert
Ajnshtajn, kur e ka përcaktuar teorinë e relativitetit special, ka
gabuar, shkruan gazeta JNK.

Në përkufizimin e Ajnshtajnit, Klinaku kishte dyshime që kur ishte
student fizike. Tash, thotë ai, edhe ka arritur ta vërtetojë
paqëndrueshmërinë e saj.

“Mendoj se nuk është vetëm një gabim në teorinë e Ajnshtajnit, por ka
gabime nga A deri në ZH”, thotë Klinaku. “Krejt teoria e relativitetit
special është gabim i Ajnshtajnit, i cili është jo ndërtues por
trashëgimtar i kësaj teorie”.

Sipas tij, teoria e relativitetit special e Ajnshtajnit është gabim që në përkufizim.

“Kjo teori pretendon ta shpjegojë lëvizjen relative. Lëvizja relative
është jo aq e ndërlikuar siç e paraqet teoria e relativitetit special
dhe jo aq e komplikuar siç i thuhet opinionit e siç i thuhet
fizikanëve”, shton ai.

Doktor Shukri Klinaku ka 13 vjet që punon në Universitetin e
Prishtinës. Dhe ai thotë se ka punuar afër 20 vjet deri sa ka ardhur te
konstatimet që i ka vënë në libër, që ia kanë mundësuar tash edhe
publikisht ta sfidojë askënd me pak se Albert Ajnshtajnin.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shqiptari që “sfidon” Ajnshtajnin Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi