Elvana fiton “Dancing With The Stars Albania 3″
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Elvana fiton “Dancing With The Stars Albania 3″
Elvana Gjata u shpall mbrëmjen e së enjtes si fituesja e edicionit të tretë të spektaklit Dancing With The Stars Albania.
Elvana Gjata përveç trofeut të “Dancing with the Stras 3”, ka fituar edhe një apartament luksoz.
“Jam jashtëzakonisht shumë e emocionuar. Ndjej që kam fituar me të
vërtetë shumë. Kjo ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme që unë e
prisja, sepse që e vogël kam dashur të merrem me balet. Dhe tani kam
fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme që do të vlejë në karrierën
time ndaj i faleminderit publikut që më bëri të fitoja këtë garë sot”, u
shpreh Elvana.
Në finale Elvana u përball me këngëtarin Vedat Ademi dhe fitorja në
fakt ishte e vështirë pasi pikët e të dyve ishin shumë afër
njëri-tjetrit.
“Ka qenë vërtetë eksperiencë e paharrueshme për mua. Dua të
falënderoj familjen time në radhë të parë, dy prindërit e mi, dy
vëllezërit e mi dhe motrën time. Sigurisht që të gjithë produksionin,
përfshirë të gjithë stafin”, ka thënë Vedati.
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|