Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet Albin Kurti

Shko poshtė

Arrestohet Albin Kurti Empty Arrestohet Albin Kurti

Mesazh nga Ditta Sat Jun 12, 2010 8:21 pm

Policia e Kosovės, ka arrestuar tė shtunėn liderin e Lėvizjes
Vetėvendosje!, Albin Kurti, mu nė ditėn kur ai bėri tė ditur se kjo lėvizje do
tė hyjė nė politikė, respektivisht se do tė marrė pjesė nė zgjedhjet e ardhshme
parlamentare nė Kosovė.

Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga pėrfaqėsues tė kėsaj lėvizjeje, tė cilėt kanė
thėnė se sė bashku me Kurtin janė arrestuar edhe disa aktivistė tė tjerė.
Arrestimin e Kurtit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovės.
Njėri nga aktivistėt e Vetėvendosjes, Glauk Konjufca, i tha BBC-sė se
ndėrhyrja e policisė pėr arrestimin e Kurtit, nė selinė e Lėvizjes, ishte e
dhunshme. Por zyrtarė tė policisė i thanė BBC-sė se policia nuk ka pėrdorur
dhunė nė rastin e Kurtit.
Konjufca tha se nė orėt e ardhshme Lėvizja do tė vendosė se cilat do tė jenė
hapat e mėtejshme pas arrestimit tė udhėheqėsit tė saj.
Albin Kurti u arrestua mbi bazėn e njė fletarresti tė lėshuar nga njė
gjykatės ndėrkombėtar, me akuzėn se ka bėrė thirrje pėr rezistencė dhe pengim tė
personave zyrtarė gjatė njė proteste nė vitin 2007.
Dy persona u vranė dhe dhjetėra tė tjerė u plagosėn, kur policia e UNMIK-ut,
pėrdori plumbat e gomės pėr tė shpėrndarė turmėn, qė protestonte kundėr pranisė
ndėrkombėtare nė Kosovė.
Njė numėr seancash gjyqėsore ndaj Kurtit janė shtyrė nė dy muajt e kaluar,
pėr shkak se ai nuk ka qenė i pranishėm nė sallėn e gjykatės.
Policia e Kosovės ka provuar disa herė qė ta arrestojė Kurti por pa ndonjė
sukses.
Njė numėr organizatash joqeveritare kanė mbledhur mbi 170 mijė nėnshkrime me
kėrkesėn pėr tė pezulluar procesin ndaj udhėheqėsit tė Lėvizjes
Vetėvendosja.
Kurti u arrestua nė selinė e Vetėvendosjes, pak orė pasi mbajti njė
konferencė pėr gazetarė, ku njoftoi se Lėvizja Vetėvendosje do tė marrė pjesė nė
zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Nė njė konferencė pėr media tė shtunėn nė Prishtinė, me rastin e pesė
vjetorit tė themelimit tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, lideri i saj Albin Kurti tha
se “kemi vendosur, nė parim, pėr pjesėmarrje nė zgjedhje nė tė ardhmen”.
“Pra, pėrveēqė tashmė nuk e pėrjashtojmė mundėsinė e pjesėmarrjes, po ashtu
mendojmė ta shfrytėzojmė kėtė mundėsi”, u shpreh Kurti.
Kurti po ashtu ka shpjeguar se Lėvizja Vetėvendosje! nuk do tė marrė pjesė nė
zgjedhjet e vitit tė ardhshėm vetėm nėse rrethanat nė Kosovė cilėsisht
ndryshojnė shumė duke u bėrė tė jashtėzakonshme e krejtėsisht tė tjera.
avatar
Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 33
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
Arrestohet Albin Kurti Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Arrestohet Albin Kurti Right_bar_bleue

Registration date : 17/05/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi