Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirohet Albin Kurti

Shko poshtë

Lirohet Albin Kurti Empty Lirohet Albin Kurti

Mesazh nga Lim-On Tue Jun 15, 2010 9:23 am

Lirohet Albin Kurti F.0614204429439_m


Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është dënuar me
nëntë muaj heqje lirie nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, dhe menjëherë
është liruar në shtëpi, duke qenë se ai më herët ka mbajtur 11 muaj
paraburgim gjatë administrimit të Kosovës nga misioni i OKB-së.
Siç
dihet, nga tre pika të aktakuzës, para disa muajsh i ishte hequr një,
ndërkaq të hënën Kurtit i është hequr edhe një tjetër, ajo për "Tentim
për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm", për t’i mbetur vetëm
aktakuza për “pengimin e personave në kryerjen e detyrave të tyre
zyrtare”.
Për pikën e fundit për të cilën ngarkohej, Kurti u dënua me 9 muaj
burg. Por, meqë lideri i “Vetëvendosje” ka qëndruar në paraburgim për
11 muaj, dënimi prej 9 muajsh hyn në llogari të periudhës së
paraburgimit. Kjo do të thotë se Kurti lirohet dhe me këtë vendim merr
fund procesi i stërzgjatur ndaj tij.
Seanca gjyqësore filloi pas një numri shtyrjesh meqë Kurti nuk u
paraqit në gjykatë me arsyetimin se nuk e njihte institucionin e
drejtuar nga EULEX-i. Ai u paraqit për herë të parë në gjykatë pasi dy
ditë më parë u arrestua nga Policia e Kosovës.
Misioni evropian për sundimin e ligjit nuk e komentoi vendimin e
gjyqit, por tha se e mirëpriste punën e policisë së Kosovës,
prokurorisë dhe të gjykatësve.
Lim-On
Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 34
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
Lirohet Albin Kurti Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Lirohet Albin Kurti Right_bar_bleue

Registration date : 28/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi