Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shoferit të dehur nuk do t´i ndizet makina

Shko poshtë

Shoferit të dehur nuk do t´i ndizet makina Empty Shoferit të dehur nuk do t´i ndizet makina

Mesazh nga AnG3L-E Thu Jan 13, 2011 6:34 pm

Duke qenë se shoferët e alkoolizuar rrezikojnë jetën e tyre edhe atë të të tjerëve, studiuesit po punojnë mbi aparatura të ndjeshme, të cilat mund të pengojnë ndezjen pasi kanë matur masënn e alkoolizimit të shoferit.
Me ndihmën e disa sensorëve pasivë, të cilët do të vendosen në makinë ose pikat me prekje të vendosura tek çelësat, teknologjia e re mund të përcaktojë nivelin e alkoolit në gjak. Në rast se paraqitet një nivel i lartë alkooli, makina nuk do të ndizet.

Drejtori për sigurinë rrugore në Amerikë, David Strickland, është shprehur për “Washington Post” se me anë të kësaj metode mund të parandalohen fatkeqësitë e krijuara nga shoferët e alkoolizuar.

Ky sistem planifikohet të prodhohet brenda dy viteve. Aparati, i cili do të reagojë në një kohë më të shkurtër se 1 sek, do të prodhohet për të përballuar 250 mijë km rrugë të bëra në afërsisht 10 vjet.

Për momentin, sensorët që do të masin nivelin e alkoolit në ajër hyjnë në punë pesë sekonda pasi shoferi hip në makinë. Me anë të sistemit kontrollues me prekje përcakton sasinë e alkoolit në gjak brenda 20 ose 30 sekondave.

Specialistët po punojnë të ulin edhe më shumë këtë kohë. Kostoja e kësaj teknologjie të re pritet të jetë e ulët.
AnG3L-E
AnG3L-E
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 11525
Vendbanimi: : N`Zemer T`EDW-s
Aktiviteti :
Shoferit të dehur nuk do t´i ndizet makina Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shoferit të dehur nuk do t´i ndizet makina Right_bar_bleue

Registration date : 14/09/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi