Bin Laden kėrcėnon: Franca do ta paguajė
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Bin Laden kėrcėnon: Franca do ta paguajė
Lideri i grupit terrorist tė Al-Qaeda, Osama bin Laden, deklaroi nė njė mesazh audio se lėshimi i pengjeve franceze nė Niger varej prej largimit tė ushtarėve francezė nga tokat muslimane.
Nė lajmin e raportuar nga Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), kreu i organizatės famėkeqe kėrcėnoi me sulme terroriste nė tokėn francezė, nė tė njėjtėn kohė qė justifikoi vrasjen e dy civilėve tė pafajshėm nė Niamei, Niger.
Presidenti Nicolas Sarkozy refuzoi qė tė largonte forcat e tij nga Afganistani dhe kjo nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse dhėnia e dritės jeshile pėr vrasjen e pengjeve franceze, deklaroi Bin Laden, fjala e tė cilit u transmetua e plotė nė televizionin arab Al Jazeera.
Mėnyra se si vepron Sarkozy, ėshtė e qartė qė do tė sjellė pasoja pėr vendin. Franca dhe interesat e saj nėpėr botė do ta paguajnė shumė shtrenjtė kėtė politikė.
Shtatė tė huaj, pėrfshi pesė shtetas francezė, mbahen peng nga njė organizatė islamike e lidhur me Al Qaeda nė Niger. Nė total, tetė shtetas francezė mbahen peng nė botė. Dy tė tjerėt ndodhen nė Afganistan, tė kapur prej njė grupi talibanėsh, ndėrsa tjetri prej piratėve nė Somali.
Ndryshe nga Britania apo Spanja, Franca nuk ėshtė sulmuar asnjėherė nga Al Qaeda nė tokėn e saj, pavarėsisht se ėshtė njė antare e NATO-s qė morri pjesė aktivisht nė pushtimin e Afganistanit, vend ku ka ende trupa.
● E.D.W-M ●- Web-Master
Edward - Gjinija :
Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
Registration date : 04/01/2010
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (Æ`·.øø.·“Æ`·.øø.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.øø.·“Æ`·.øø.·“Æ) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|