Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri

Shko poshtë

“Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri  Empty “Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri

Mesazh nga ● E.D.W-M ● Sun Feb 06, 2011 9:01 pm

“Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri  06-goo4

Kaliforni, 6 shkurt - “Google“ më në fund ka treguar interesim edhe për artin. Pas projektit “Google Body“, që sjell një udhëtim virtual nëpër anatominë trupore, tash e tutje do të mund të “vizitohen“ edhe disa prej galerive e muzeve më të mëdha në botë. “Google Art Project“ është oferta më e re e makinës kërkuese që mundëson qasje në versionet digjitale të galerive më në zë në botë si Metropolitana, MoMa, Alte Nationalgalerie në Berlin, Rijksmuseum në Roterdam, Tate-in britanik, galerinë Uffizi në Firencë e shumë të tjera.

Teknologjia që kjo kompani ka përdorur në projektin e lansuar së fundi është e njëjtë me atë të “Google Street View“, me mundësinë e rrotullimit në hapësirë për 360 shkallë njashtu si edhe të zmadhimit të një vepre të caktuar. Me këtë shëtitje virtuale është e mundur qasja në 385 hapësira të ndryshme galerish ku janë të ekspozuara 1 mijë vepra artistike të 486 artistëve të ndryshëm. Ta zëmë, pa pikë problemi mund të shihen qartë veprat e Cezannes apo të Botticellit, madje duke vëne re edhe detajet më të imëta në to.

Një gjë të tillë e mundëson teknologjia e close up-it, e cila është 1 mijë herë më e fuqishme se fotografia digjitale. Kritikët e kanë cilësuar “Google Art Project“ si një potez revolucionar të Google me të cilin dëshmon se sa është e nevojshme që historia të ndjekë hapin e teknologjisë. Medje, do të mund të thuhej që kjo qasje në muzetë anekënd botës është edhe më e mirë sesa ajo reale, kur kemi parasysh turmat e njerëzve para një vepre të caktuar.
● E.D.W-M ●
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 35
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
“Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100“Google Art Project“ sjell udhëtimin virtual nëpër galeri  Right_bar_bleue

Registration date : 04/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi