Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje

Shko poshtë

Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje  Empty Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje

Mesazh nga D3M1 Mon Feb 14, 2011 3:19 pm

Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje  F.0214154043189_m

Shtatë qifte në Tajlandë thyen rekordin e Guinnessit për puthjen më të gjatë. Me rastin e Shën Valentinit është organizuar edhe një garë e cila kishte për qëllim të thyente rekordin e deritashëm të cilin e mbanin Kristina Reinhart dhe Nikola Matovic nga Gjermania. Ata dy u puthen pa ndërprerë rrafsh 32 orë, 7 minuta e 14 sekonda.
Organizatorët e garës në Tajlandë janë të kënaqur që është thyer rekordi dhe në momentin kur ky rekord u thye është organizuar një ceremoni, por kjo nuk i pengoi aspak qifteve që të vazhdojnë me puthjet.

“Gara po vazhdon ende sepse vetëm njëri prej qifteve mund ta marrë titullin si qifti që është puthur më së gjati. Nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo, por mendohet se fituesit do të vazhdojnë të puthen edhe për 12 orët e ardhshme” tha organizatori i kësaj gare.

Përndryshe, në garën për thyerjen e këtij rekordi u futën 14 qifte nga të gjitha rajonet e Tajlandës, por ndërkohë gjysma e qifteve hoqi dorë nga gara. Rregullat e Guinnessit për ta thyer këtë rekord janë shumë të rrepta. Qiftet duhet që gjatë tërë kohës t’i puthitin buzët për njëri tjetrin bile edhe kur hanë dhe pinë, ose kur shkojnë në WC.

Çifti i cili arrin që më së gjati të puthet do ta fitojë një unazë diamanti dhe një shpërblim me një shumë të caktuar parash. /Telegrafi/

D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Shtatë qifte thyen rekordin e Guinnessit për puthje  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi