Tuna e zhgënjyer nga Busta Rhymes
2 posters
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Tuna e zhgënjyer nga Busta Rhymes
Altuna Sejdiu – Tuna, e cila performoi në koncertin e shumëpritur të reperit të famshëm Busta Rhymes në Prishtinë, është shprehur e pakënaqur me sjelljen që ai ka bërë, ndërsa ka zbritur në aeroportin e Kosovës.
Nuk mjaftoi që shtyu dy herë brenda një kohe të shkurtër datat e koncerteve, por hitbërësi i “Break ya neck”, nuk ka përshëndetur askënd nga personat e pranishëm që e prisnin (mes së cilëve shumë media dhe fansa), sapo zbriti nga avioni rreth orës 15:00 të ditës së martë.
Ai zbriti shkallët e avionit, duke folur në celular dhe me të hipur në autobusin që kishte ardhur enkas për ta marrë, vuri kufjet në vesh dhe nisi të dëgjonte muzikë, pa e vrarë mendjen fare për fansat e tij, që një natë më parë e kishin pritur me orë në koncertin, që nuk u realizua, për shkak se Busta kishte “ngecur” në aeroportin e Romës.
“Edhe pse jam shumë e zhgënjyer nga sjellja joprofesionale e një ylli të madh siç është Busta Rhymes, sonte unë do të ndez skenën e këtij koncerti për fansat e muzikës sime”, kishte premtuar Tuna në profilin e saj para koncertit.
Tuna ishte në mesin e këngëtarëve shqiptar që nxehën atmosferën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, para se të performonte reperi i famshëm.
Nora- Co-Admin
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Registration date : 10/06/2008
Re: Tuna e zhgënjyer nga Busta Rhymes
A kta njerz i kisha rreh deri sa t kishin kajt :D po zdi qa jon dal me prit see nuk dal bre me prit kumedit qa me u bo at far gjajee
Gonna- Moderator/e
Besa-Bess - Gjinija :
Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Registration date : 22/10/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Show Biz
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|