Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genta: Ua hodha të ftuarve në festë

Shko poshtë

Genta: Ua hodha të ftuarve në festë Empty Genta: Ua hodha të ftuarve në festë

Mesazh nga Nora Sun Jul 17, 2011 11:17 am

Genta: Ua hodha të ftuarve në festë 17-genta_1707111228_1


Genta Ismaili ka promovuar albumin e saj më të ri, të pestin me radhë, të titulluar “Guximi”. Albumi përmban 16 këngë, shtatë nga të cilat janë në gjuhën angleze, të cilat këngëtarja i ka përgatitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Genta ndihet e kënaqur me realizimin e albumit të ri, të cilin e ka cilësuar si “të parin mjaft profesional dhe të veçantë”, transmeton “Standard”.

“Për herë të parë kam realizuar një album mjaft profesional dhe të veçantë. Përveç këngëve në shqip, kam realizuar edhe 7 këngë në gjuhën angleze, të cilat i kam përgatitur me krijues profesionistë të këngës në Amerikë”, ka thënë Genta.

Videoklipi i saj i fundit ishte “Guximi”, në bashkëpunim me Dj Da Lool, por pak e dinë që ky klip është xhiruar “live”, pas kurrfarë provash e përgatitjesh. “Kam organizuar një festë, ku i kam filmuar të pranishmit pa dijeninë e tyre. Ka pasur shumë skena interesante me pjesëmarrësit që ishin në party”, ka thënë Genta, duke uruar që ky klip, i realizuar “live” të vazhdojë të ketë sukses edhe më tej.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Genta: Ua hodha të ftuarve në festë Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Genta: Ua hodha të ftuarve në festë Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi