Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vezët kthjellin dhe japin energji

Shko poshtë

Vezët kthjellin dhe japin energji Empty Vezët kthjellin dhe japin energji

Mesazh nga Nora Wed Nov 23, 2011 10:12 am

Vezët kthjellin dhe japin energji 22veza_2211111012_1

Kur dremisni në vend të ëmbëlsirave hani vezë, këshillojnë ekspertët. Edhe pse shumica e njerëzve kur janë të përgjumur, të lodhur dhe pa energji shkojnë pas çokollatës për t’u zgjuar nga gjumi, ekspertët thonë që ekziston diçka edhe më efikase – veza.

Shkencëtarët kanë zbuluar që proteinat, veçanërisht ato që ndodhen në të bardhën e vezës, na ndihmojmë të qëndrojmë të zgjuar. Janë shumë më efikase se karbohidratet që gjenden në çokollatë, biskota dhe ëmbëlsira të tjera, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit nga Universiteti i Cambridges kanë vëzhguar se si materiet ushqyese ndikojnë në qelizat e trurit që na mbajnë të zgjuar dhe shpenzojnë kaloritë.

Përzierja, e ngjashme me proteinat nga të bardhët e vezës, të cilën e kanë përdorur shkencëtarët, ka aktivizuar këto qeliza të trurit dhe ka nxitur lirimin e oreksinës. Kurse sheqeri ka bllokuar lirimin e kësaj substance.

“Duke zgjedhur artikujt ushqimorë mund ta konfiguroni trurin tuaj që të funksionojë më shpejt apo më ngadalë”, tha dr. Denis Burdakov nga ekipi hulumtues.

Për këtë arsye vezët janë të përkryera për mëngjes ose vaktin e pasdites kur kemi më së shumti nevojë për t’u kthjellur dhe për të qenë të zgjuar.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Vezët kthjellin dhe japin energji Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Vezët kthjellin dhe japin energji Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi