Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё

Shko poshtë

Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё Empty Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё

Mesazh nga D3M1 Tue Mar 08, 2011 11:31 am

Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё 08-kompjuteri-vogel4
Kaliforni, 8 mars - Shkencёtarёt kanё krijuar sistemin mё tё vogël kompjuterik pёr ta pёrdorur pёr shёrimin e pacienteve me glaukomё.
Pajisja me madhёsi njё milimetёr pёrcjell tensionin dhe implementohet nё sy tё pacientit. Edhe pse ёshtё e vogёl, kjo pajisje posedon mikroprocesor, sensor pёr tension, memorie, bateri tё imёt, qeliza solare, dhe radion pa tela me antenё, e cila transmeton tё dhёnat nё pajisjen e jashtme. E kanё zhvilluar shkencёtarёt nё Universitetin e Michigan, ndёrsa nё dispozicion do tё jetё pёr disa vite. Tashmё konsiderohet revolucion nё industrinë kompjuterike. Shpikёsit e tij, profesorët Dennis Sylvester, David Blaauw dhe David Wentzloff, pohojnё qё radioja nё pajisje nuk ka nevojё tё jetё e rregulluar pёr tё krijuar frekuencёn e nevojshme pёr lidhjen me rrjetin pa tela tё kompjuterit. Rrjeti i pajisjeve tё tilla njё ditё mund tё pёrcjellё
ndotjen, stabilitetin strukturor tё ndёrtesёs, tё kryejë mbikëqyrjen dhe ngjashëm.
“Sfida e ardhshme e madhe ёshtё tё krijohen sistemet me madhёsi milimetrash, tё cilat mbajnё shumё aplikacione pёr vrojtimin e trupit, mjedisit dhe ndёrtesave”, ka thёnё profesori Sylvester.
Pajisja momentalisht mund tё pёrcjellё tensionin, ndёrsa ёshtё e dizajnuar ashtu qё mund tё implementohet nё sy qё nё mёnyrё tё vazhdueshme tё mund tё pёrcjellё progresin e glaukomёs, sёmundjes e cila shpesh shkakton verbёrimin.
Shkencёtart janё tё sigurt qё pajisja e tyre nё miniaturё do tё pёrjetojё sukses tё madh. Ata konsiderojnё qё kompjuterёt nё tё ardhmnen do tё jenё gjithnjё mё tё vegjёl nё madhёsi.
”Ky ёshtё sistemi i parё kompjuterik me madhёsinё prej njё milimetri. Puna jonё ёshtё unike, ne mendojmё pёr sistemet, nё tё cilat tё gjithё komponentёt pёrdorin pak energji, dhe kёshtu mund tё qёndrojnё nё çip. Me ndihmёn e tyre mund tё mbledhim tё dhёna, t’i ruajmё dhe transferojmё. Mundёsia e aplikimit tё sistemit tё pajisjes me kёtё madhёsi ёshtё e pakufi”, ka shtuar Sylvester.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Prezantohet kompjuteri mё i vogёl nё botё Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi