Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs

Shko poshtë

Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs Empty Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs

Mesazh nga Nora Fri Sep 25, 2009 11:38 am

Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs F.0925131418119_m
Gjatë qëndrimit të tij në New York, ministri i Punëve të
Jashtme Skender Hyseni, ka pasur një takim miqësor edhe me sekretarin e
Vatikanit pёr Marrёdhёnie me Shtetet, kryepeshkopin Dominique Mamberti.
Nё takimin në fjalë, Hyseni ka folur pёr pёrparimin e
gjithёmbarshёm tё arritur nё Kosovё dhe pёr standardet kushtetuese dhe
ligjore qё garantojnё tё drejtat dhe liritё e tё gjithёve qё jetojnё nё
Kosovё.

Nё këtë takim, gjithashtu ёshtё folur edhe pёr procesin e njohjeve dhe
pёr procesin qё lidhet me mendimin kёshilldhёnёs tё Gjykatёs
Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё.

Nё kёtё kontekst, Hyseni ka shprehur besimin e tij tё plotё nё Gjykatёn
Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё dhe nё paanёsinё e kёtij organi tё
rёndёsishёm botёror gjyqёsor. Ai i ka bёrё thirrje Vatikanit qё tё
shqyrtojё njohjen e Kosovёs.

Nga ana e tij, siç thuhet në një komunikatë të Zyrës për informim të
Ministrisë së Punëve të Jashtme, sekretari i Vatikanit pёr Marrёdhёnie
me Shtetet, qё ndryshe njihet dhe si ministri i Jashtёm i Vatikanit, e
ka siguruar ministrin Hyseni se Selia e Shenjtё ёshtё duke i ndjekur
nga afёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs, dhe ka shprehur gatishmёrinё
e tij pёr tё vazhduar dhe intensifikuar komunikimin e ndёrsjellё.

Ministri Hyseni, gjithashtu, ka zhvilluar njё takim me ministrin e
Punёve tё Jashtme tё Mbretёrisё sё Bahreinit, Shaikh Khalid Bin Ahmed
Bin Mohamed Al Khalifa. Temё qendrore e takimit kanё qenё marrёdhёniet
dypalёshe nё mes dy vendeve, pas njohjes sё Kosovёs nga Bahreini.

Nё kёtё kontekst, tё dy bashkёbiseduesit kanё folur pёr nevojёn e
hulumtimit tё mundёsive pёr investime dhe pёr krijimin e lidhjeve
ekonomike. Nё takim ёshtё diskutuar dhe pёr mundёsinё e vizitave tё
ndёrsjella.

Gjatё qёndrimit nё New York, Hyseni ka takuar edhe ministrin e Punёve tё Jashtme tё Guinesё, Alexandre Cécé Loua.

Nё margjinat e sesionit vjetor tё Asamblesё sё Pёrgjithshme, Hyseni ka
zhvilluar edhe njё sёrё takimesh tjera me ministra dhe pёrfaqёsues tё
ndryshёm qё po qёndrojnё nё New York
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Selia e Shenjtё ndjek nga afёr zhvillimet rreth Kosovёs Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi