Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Google: Kina po e bllokon Gmailin

Shko poshtë

Google: Kina po e bllokon Gmailin Empty Google: Kina po e bllokon Gmailin

Mesazh nga D3M1 Mon Mar 21, 2011 11:19 am

Google: Kina po e bllokon Gmailin F.0321115836236_210
Google ka njoftuar se përdoruesit e shërbimit Gmail në territorin e Kinës dhe përreth nuk kanë mundësi që të qasen në këtë shërbim, pasi që i njëjti është duke u bllokuar nga qeveria kineze, e cila ka bërë të duket sikur ka një problem teknik me Gmail.
Bllokimi i ri vjen pas protestave në Lindjen e Mesme të cilat kanë filluar prej disa javëve, ku lajmet në lidhje me protestat u përhapën duke përdorur mediat online dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, dhe shërbimet e postës elektronike të Google, përkatësisht shërbimit të saj Gmail.

"Nuk ka asnjë çështje teknike në anën tonë - ne kemi kontrolluar gjerësisht. Ky është një bllokim i qeverisë i projektuar me kujdes që të duket se problemi është me Gmail, "tha një zëdhënës i kompanisë Google për rrjetin e lajmeve AFP.

Qeveria kineze si duket është e shqetësuar në lidhje me demonstratat në Kinë, të cilat janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në Lindjen e Mesme, dhe për këtë, ata kanë rritur kontrollin e tyre në internet për një numër shërbimesh dhe rrjetesh sociale. / Telegrafi /
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Google: Kina po e bllokon Gmailin Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Google: Kina po e bllokon Gmailin Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi