Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nis “Vip Shpija” e Kosovës, Bertina e BB3 emri suprizë i show-t

Shko poshtë

Nis “Vip Shpija” e Kosovës, Bertina e BB3 emri suprizë i show-t Empty Nis “Vip Shpija” e Kosovës, Bertina e BB3 emri suprizë i show-t

Mesazh nga Gonna Sun Apr 03, 2011 7:48 am

Ka nisur të premten pasdite reality show “Vip Shpija 2″ në RTK dhe në paketën Tring, ndërkohë që mes banorëve të njohur është prezantuar si lojtare dhe Bertina Mehmeti, ish-banore e “Big Brother 3″. Vajza nga Delvina, ishte kështu emri surprizë i spektaklit të ndjekur në Kosovë, pasi nuk ishte përfolur mes emrave të tjerë që u publikuan në media kohë më parë. Kjo për faktin se Bertina kishte vendosur ta mbante sekret ofertën e producentëve që vendosën ta përfshijnë edhe Bertinën në lojë, e cila ka marrë dhe ok-in nga i dashuri i saj, Erion Zeqiraj. Ky është edicioni i dytë i reality show “VIP Shpija”. Në mesin e konkurrentëve nga Shqipëria të publikuar më parë nga producentët e reality-show të ‘K-Studio’ janë dhe fituesi i BB2 Qetsor Ferunaj dhe këngëtaret; Rovena Stefa, Mariza Ikonomi, Zajmina Vasjari, Rovena Stefa, Ingrid Gjoni, si dhe Haxhi Merxha, Xuxi, Ylli Dervishi, etj. Për të hyrë në “VIP Shpija 2″ ishte planifikuar dhe këngëtarja e ndjerë Emmy, e cila u nda nga jeta një muaj më parë pas një aksidenti. Ndërkohë që VIP-at kanë paraqitur interes për të qenë pjesë e tij pasi ky reality show, më i madhi në Kosovë mori vëmendje shumë të madhe nga publiku dhe media vitin e kaluar. Në edicionin e parë të “VIP Shpia”, fitues ishin grupi i humorit ‘Stupcat’, dhe këngëtari nga Maqedonia, Bertan Asllani.
Gonna
Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 37
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
Nis “Vip Shpija” e Kosovës, Bertina e BB3 emri suprizë i show-t Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Nis “Vip Shpija” e Kosovës, Bertina e BB3 emri suprizë i show-t Right_bar_bleue

Registration date : 22/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi