Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare

Shko poshtė

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Empty Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare

Mesazh nga D3M1 Wed May 09, 2012 11:18 am

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare F.0509121621238_m
Nė njė intervistė pėr The Sun, Rita Ora flet se si prindėrit e
saj i shpėtuan gjenocidit nė Kosovė. Ajo ėshtė krenare pėr familjen e
saj dhe popullin shqiptar, madje shpreson ta inkorporojė muzikėn e
Kosovės nė tingujt e saj. "Unė flas rrjedhshėm shqip, sepse e kemi folur
nė shtėpi”, thotė Rita, e cila mendon tė mbajė koncerte nė Kosovė dhe
ta ndihmojė vendin e saj.
Intervistat e para janė gjithmonė
tė sikletshme, sidomos kur mega-ylli i muzikės hip-hop, Jay Z, i shtron
pyetjet. Por, kėngėtarja britanike Rita Ora padyshim se mbeti e
impresionuar pėr takimin me reperin amerikan: ajo nėnshkroi kontratė me
labelin e tij. Tashti, singli debutues i 21 vjeēares ėshtė nė rrugėn pėr
tė arritur nė vendin e parė nė kėtė vikend.

Londinezja me kėmbėt pėr toke - e cila ishte vetėm 17 vjeēe kur iu
bashkua labelit tė Jay-Z, “Roc Nation – thotė: “Kėndoja nė bare tė
Londrės dhe nė fund dikush mė vuri nė kontakt me Jay Brown-in, dorėn e
djathtė tė Jay-Z”.

"Ia dėrgova ca muzika dhe ai kėrkoi tė fluturoja pėr nė New York.
Ishin dy javė deri te ditėlindja ime e 18-tė, por fluturova e vetme deri
atje”, thotė Rita Ora pėr The Sun.

"Kam qenė shumė nervoz. Por, gjėja e mirė ishte se unė nuk e dija se
do ta takoja atė natė Jay-Z. Po ta dija kėtė do tė kisha sulm nė zemėr
gjatė rrugės pėr nė aeroport. Ishte befasi. Mė thanė se do ta takoja
ekipin e tij. Eca nė dhomėn e tij e ai ishte aty. Kisha tė veshur njė
fanelle tė Run-D.M.C., dhe flokėt e kėmbėt i kisha tė lagura, sepse
binte shi. Isha e lodhur. Nuk ishte momenti ideal. U futa brenda, e
pashė dhe thash: ‘Oh, mė duhet ta bėj’. Thash ‘hey’ dhe ia ofrova
dorėn”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora1
Drejt majave... Rita Ora


Super-ylli i muzikės hip-hop nuk ishte i shqetėsuar nga kėmbėt e
lagura - ai u bė bosi i saj qė nga ajo ditė. Dhe ishte Jay-Z qė shkoi
me Ritėn nė radion njujorkeze Z1000, kur e ka debutuar singlin e saj tė
parė pėr audiencėn amerikane, nė shkurt tė kėtij viti.

Rita thotė: "Jay-Z ėshtė bos i mahnitshėm. Ai dėshiron qė ēdo gjė tė
funksionojė dhe qė kompania e tij – “Roc Nation” – tė jetė e
suksesshme”.

"Ai ėshtė pėrfshirė sa ka mundur. Edhe pse gjithmonė ėshtė nė turne,
ai ėshtė nė email dhe nė telefon. Ndjehem shumė e privilegjuar qė ai
punon me mua”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora2
Me bosin e saj... Jay-Z


Por, jeta e Ritės ka mundur tė jetė ndryshe nėse familja e saj nuk do
tė vendoste tė largohet nga vendlindja e tyre, Kosova, atėherė kur ajo
ishte foshnje. Diktatori brutal serb Slobodan Milloshevic persekutonte
shqiptarėt, si familjen e Ritės. Kėshtu qė ata ia mėsynė Londrės.

Ajo thotė prindėrit e saj i kanė shpėtuar gjenocidit: "E lash Kosovėn
kur isha njė vjeēe. Isha e lumtur qė nėna dhe babai im ikėn herėt”.

Prindėrit e saj ishin nė mesin e dhjetėra-mijėrave qė ikėn nė vitet ’90 pėr tė shpėtuar nga konflikti qė eskalonte tmerrshėm.

Rita shton: “Kur kemi ardhur nė Londėr, babai im nisi tė punonte nė
restorante. Nėna ime ishte mjeke nė Kosovė, por nuk dinte anglisht.
Kėshtu, ėshtė dashur tė studiojė sėrish gjithēka, ta mėsojė anglishten
dhe tė mė rrisė mua, vėllanė dhe motrėn. Vėrtet e admiroj pėr kėtė. Tani
ajo ėshtė psikiatre dhe e ka pavijonin e saj nė Londėr".

Rita ėshtė e krenare pėr rrėnjėt e saj - aq shumė sa qė ajo shpreson ta inkorporojė njė ditė muzikėn e Kosovės nė tingujt e saj.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora4
E kaluara e dhimbshme: Refugjatėt shqiptar mė 1999.


Kėngėtarja shpjegon: "Unė flas rrjedhshėm shqip, sepse e kemi folur nė shtėpi”.

"Jam kthyer shpesh herė nė Kosovė. Kur dikush bėnė diēka jashtė
vendit tonė ėshtė punė e madhe, sepse fatkeqėsisht nuk ka shumė mundėsi
atje. Kam dėshirė tė pėrkthehet muzika kosovare nė albumin tim. Kam
mundur, por nuk ka funksionuar ende. Do ta bėj. Dhe definitivisht dua tė
bėjė koncerte atje nė tė ardhmen dhe tė grumbullojė fonde”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora5
Rita nė koncert


Singli i saj i parė R.I.P. ėshtė njė pop urban. Ėshtė shkruar nga
reperi kanadez Drake, pėrfshinė yllin britanik Tinie Tempah, ndėrsa
producentė ishin dueti i muzikės dance, Chase And Status.

Duke qenė e “mbrojtur” nga Jay-Z, kjo ia hapi dyert pėr bashkėpunime
me emra tė mėdhenj. Dhe, kjo e ka vėnė Ritėn nė situatėn tė cilėn shumė
artistė nuk e pėrjetojnė derisa nuk i fitojnė me vite “gradat” nė
muzikėn pop.

Ajo shpesh pėrmend emrat kryesor, pėrfshirė gruan e Jay-Z - Beyonce.

Rita thotė: "Unė pashė Beyonce ditėn tjetėr dhe ajo kishte vajzėn nė duar. Ishte e mahnitshme”.

Reperi Kanye West ėshtė njė tjetėr mik i saj.

Ajo thotė: "Kanye ėshtė njė qen i punės... Kanye i ka hapur sytė e mi drejtė shumė gjėrave tė reja nė muzikė”.

Kėtė verė ajo do tė mbėshtesė yjet globale, rok rupin “Coldplay”, nė turnetė e tyre evropiane.

Ajo thotė: "E kam takuar Chris Martin-in dhe gruan e tij Gwyneth
Paltrhow disa herė pėrmes Jay-Z. Ēiftet janė miq tė mirė. Chris
gjithmonė flet pėr muzikė dhe pyet se ēfarė bėj. Ai kujdeset".

Por, asgjė nuk e ka pėrgatitur atė pėr takimin me heroin mė tė madh tė saj muzikor - Stevie Wonder.

Rita tregon: "Unė kam qenė nė dhomėn e zhveshjes sė Jay-Z nė njė
shfaqje nė LA dhe Stevie Wonder erdhi pėr tė thėnė 'hi'. Ky ishte njė
moment epik. Ishte aq e mahnitshme dhe surreale. Unė jam njė vajzė nga
Londra Perėndimore, e lindur nė Kosovė, qė e sheh Stevie-n tek thotė
‘Ho’”.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora3
Ishte njė vjeēe kur iku nga Kosova... Rita Sahatēiu alias Rita Ora


Stevie nuk ishte arsyeja e vetme pse mbrėmja e koncertit tė -Z dhe
Kanye West doli tė jetė natė e mirė – ajo e takoi aty tė dashurin e
pėrfolur, Rob Kardashian, vėllanė e Kim Kardashian.

Rita me mjeshtėri shmanget nė pyetjet pėr lidhjen e mundshme, por nuk i fsheh ndjenjat pėr Robin.

Ajo thotė: "i takova motrat e Robit nė tė njėjtėn shfaqje nė LA. Unė
jam njė tifoze e madhe shout tė kardashianėve. Ju thashė se mė pėlqen
shfaqja dhe ju thash se janė tėrheqės nė jetėn reale. Rob erdhi nė
ndejėn e pastajme dhe ato mė njoftuan me tė. Kemi kuptuar se kemi miq tė
pėrbashkėt... dhe pėrfunduam tė sillemi afėr njėri-tjetrit. Ėshtė djalė
i mirė. Unė veē kam dalė me tė”.

Pavarėsisht nga miqtė e listės A, Rita, qė ka shkuar nė shkollėn e
teatrit Sylvia Young tė Londrės, ėshtė e thjeshtė dhe normale. Kur ajo
hyri nė zyrėn e The Sun pėr kėtė intervistė, nuk ishte e rrethuar me tė
tjerė, ndėrsa e solli njė kuti ēokollatash si dhuratė, duke na
falėnderuar pėr ftesėn qė ia kemi bėrė.

Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Ora6
Gjatė intervistės pėr ditore The Sun


Por, do tė ishte e lehtė pėr tė qė tė jetonte si njė diva, sidomos kur shumica e quajnė “Rihanna britanike”.

Ato tė dyja punojnė pėr Jay-Z, kanė gjithashtu stil tė ngjashėm tė
tingullit dhe janė shumė tė bukura. Ka pasur thashetheme pėr pėrēarje
mes tyre, pėr gjoja vėmendje mė tė madhe tė mentorit tė tyre. Por, nėse
ka problem, Rita nuk e shfaq.

Ajo thotė: "Mė pėlqen krahasimi. Ėshtė kompliment. Ėshtė mė mirė tė
krahasohem me tė se me dikė tjetėr. Ėshtė tėrheqėse dhe e bukur. E mira
ėshtė se e kemi parė se si rritet nė artiste. Ndėrlidhem me rrėfimin e
saj. Rihanna ka dalė nga Barbadosi te dominimi botėror. Tash dua ta
ndjek rrugėn e njėjtė”.
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Rita Ora, krenare pėr rrėnjėt e saj shqiptare Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi