Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë

Shko poshtë

E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë  Empty E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë

Mesazh nga D3M1 Mon Feb 14, 2011 7:32 pm

E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë  F.0214202706919_m

Pasi që tigri e sulmoi burrin e saj derisa po gjuante afër shtëpisë së tij në Malajzi, gruaja trime e shpëtoi bashkëshortin duke goditur bishën e egër me garuzhdë- shkruan The Sun.

Bisha e tërbuar sulmoi Tambun Tedinin derisa po gjuante dhelpra jo larg shtëpisë së tij. Tambun fillimisht u përpoq të ngjitje në një pemë, por tigri arriti ta kapte dhe e tërhoqi në tokë.

Bashkëshortja e tij 55 vjeçare, Hans Besau, dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe fluturim u nis për ta shpëtuar. Tigrin e sulmoi “e armatosur” vetëm me garuzhdë. Pas disa goditjeve në kokë, bisha u frikësua dhe iku.

“Isha i tmerruar. E godita tigrin me tërë fuqinë në kokë, por kjo nuk më ndihmoi. U detyrova të përleshem me të për t’i ikur kthetrave të tij. Ai do të më kishte mbytur me kthetrat e mprehta sikur të mos më kishte dalë në ndihmë bashkëshortja”, tha Tambun, pasi u pranua në spital ku mjekët po kujdesen për plagët e tij.

Policët lokale planifikojnë ta gjejnë tigrin dhe ta detyrojnë atë të futet më thellë në xhungël. /Telegrafi/
D3M1
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 35
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë  Left_bar_bleue100 / 100100 / 100E shpëtoi burrin duke e goditur tigrin me garuzhdë  Right_bar_bleue

Registration date : 30/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi