Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com |
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht

Shko poshtë

Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht Empty Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht

Mesazh nga Nora Mon Jul 18, 2011 11:01 am

Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht 17-neda_1707112113_1

- Neda dhe Ogreni janë çifti i vetëm, të paktën deri tani, që i ka rezistuar lidhjes edhe jashtë shtëpisë. Pavarësisht parashikimeve, asgjë nuk shkoi ashtu siç duhej dhe tanimë dy nga tre çiftet e krijuara nuk janë më bashkë.



Të parët që i dhanë fund marrëdhënies së krijuar në “Big Brother”, ishin Mirjeta dhe Marieli, të cilët pas ndërhyrjeve nga nëna e këtij të fundit i thanë ‘lamtumirë’ njëri-tjetrit pa bërë shumë zhurmë. Por, ky pohim nuk vlen për Ermelën dhe Ervinin, të cilët siç bënë edhe brenda, nisën një telenovelë mediatike që një Zot e di se si do ta ketë fundin. Pas deklaratës së Ermelës, në një emision të përditshëm televiziv, ku shpjegonte se ishte ndarë nga Ervini, erdhi çudia më e madhe prej atyre të dyve. U shfaqën bashkë, si dy zogj të dashuruar në ditëlindjen e Jonelës, ku, duke përjashtuar fragmente të shkurtra gjatë mbrëmjes, nuk u ndanë për asnjë moment nga njëri-tjetri. Pas asaj feste, në media u publikuan të tjera foto prej tyre, në plazh, në pub, në shtëpi, në krevat, kudo me pak fjalë. Por, ja që ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam dhe çifti ka vendosur të ndahet përfundimisht. Se çfarë ka shërbyer si shkak për këtë ndarje askush nuk e di…



Në anën tjetër, si shkruan Vipat.info, Neda dhe Ogreni, pavarësisht gjithë polemikave që patën me banorët dhe publikun, vazhdojnë të jenë bashkë, duke i lënë kështu me gishta në gojë të gjithë ata që kanë besuar në dashurinë e tyre.
Nora
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 32
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht Left_bar_bleue100 / 100100 / 100Neda e Ogreni e paskan pasur seriozisht Right_bar_bleue

Registration date : 10/06/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi